16.5 C
Tiranë
Wednesday, April 8, 2026
spot_img

Ukraina fitoi por ku do të mbahet Eurovizioni vitin tjetër ndërkohë qe vendi është në rrënoja

Ukraina arriti mbrëmjen e djeshme që të fitonte vendin e parë në eurovizion, që do të thotë se eventi më i madh muzikonr i evropës do të mbahet aty vitin e ardhshëm.

Por, teksa vendi është i shkatëruar dhe në luftë që nuk dihet kur do mbarojë, pyetja është, ku do të mbahet Eurovizioni vitin tjetër në Ukrainë?

Për presidentin Zelenski ai do të mbahet në Mariupol, një nga qytetet më të shkatërruara nga lufta. “Ne do të bëjmë çmos që Mariupoli i çliruar dhe i rindërtuar, të presë pjesëmarrësit e Eurovizionit”, tha Zelenski.

Mariupoli ka muaj i rrethuar.

Qyteti është bombarduar gjatë dhe thuajse është totalisht i shkatërruar. Sipas OKB-së rrezikon një krizë të rëndë humanitare për shkak të mungesës së ushqimeve, ujit të pijshëm dhe spitaleve.

Një zonë që mori vëmendje ndërkombëtare është edhe uzina e ccelikut Azovstal. Aty strehohen dy regjimente ushtarakë.

Regjimenti Azov dhe ai i Marinës strehohen në gjatësinë e tuneleve nëntokësore, teksa bën thirrje për të mos u braktisur pasi janë nën rrethimin e rusëve.

Qyteti ka një rëndësi të madhe strategjike për rusët, sepse është korridor lidhës për Republikat e vetëshpallura dhe Krimenë.

Këtë javë rusët kanë bombarduar me bomba të fuqishme uzinën Azovstal, teksa qyteti është në grahmat e fundit.

Por për presidentin Ukrainas Zelensky, do të jetë Mariupoli që do të presë vitin tjetër pjesëmarrësit e Eurovizionit. Sipas rregullit, vendi fitues është edhe mikpritësi për vitin e ardhshëm. “Ukraina do të jetë mikpritëse e Eurovizionit vitin e ardhshëm. Për herë të tretë në historinë e saj, dhe nuk besoj për herë të fundit,” tha ai.

“Ne do të bëjmë çmos që Mariupoli i çliruar dhe i rindërtuar, të jetë mikpritësi një ditë”, tha presidenti Zelenski.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mbyllja e Hormuzit i sjell Rusisë miliarda”: Rritja e çmimeve të energjisë forcon të...

0
Mbyllja de facto e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, gazit dhe plehrave kimike në tregjet ndërkombëtare, duke...

Elbasan/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në përroin e Zaranikës

0
Një aksident rrugor është regjistruar pranë lagjes “Skënderbej” në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Nga...

Tiranë: Thyen “arrestin në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari për disa vjedhje

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh gjatë muajit...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është e fortë, por mund të përballesh me pengesa të vogla. Mos u nxit në reagime. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Fokusohu te...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
Më 8 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i paqëndrueshëm, tipik pranveror, me alternime të shpejta mes kthjellimeve dhe reshjeve. Paraditeja nis me intervale dielli...