12.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Ulja e avionit në Malësi të Madhe/ Piloti e pasagjeri nuk lejuan banorët të afroheshin, “arratisen” me Fuoristradë

Të tjera detaje dalin nga ulja e avionit privat mesditën e sotme në zonën e Vermoshit në Malësi të Madhe. Ky është një rast afërsisht i ngjashëm me atë të Divjakës disa vite më parë ku u rrëzua një avion me drogë.

Mësohet se brenda avionit kanë qenë dy persona të cilët kanë arritur të shpëtojnë. Menjëherë pas uljes, piloti tentoi të fluturojë sërish por nuk ia kanë dalë, ndaj u detyruan të largohen.

Disa banorë të zonës kanë tentuar të afrohen, por që ata nuk i kanë lejuar. Në vendngjarje ka mbërritur dhe një automjet tip “Fuoristradë” që i ka marrë dy personat dhe janë larguar.

Nuk dihet ende nëse ata janë turistë, apo ngjarja lidhet me situatën e trafikut të kanabisit në vend.

Njoftimi i policisë:

 Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:30, është marrë informacion se në zonën e Vermoshit, në kufirin ndarës ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi (vendi i papërcaktuar) është rrëzuar një avion i vogël.

Menjëherë janë nisur shërbimet nga DVP Shkodër dhe Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, së bashku me Policinë Kufitare për verifikimin e rastit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...

Tentativë grabitjeje në Pogradec: Autorët thyejnë argjendarinë, largohen kur panë policisë

0
Një tentativë vjedhjeje është regjistruar gjatë orëve të natës në një argjendari në lagjen nr. 3 të Pogradec. Sipas burimeve, dy persona të maskuar kanë...

“Gëzuar Fitër Bajrami”: Sheshet mbushen me besimtarë në gjithë Shqipërinë, mesazhe paqeje dhe harmonie

0
Atmosferë festive dhe shpirtërore ka përfshirë gjithë Shqipërinë këtë të premte, ku mijëra besimtarë myslimanë kanë falur namazin e Fitër Bajrami në sheshet dhe...

“Sot festohet Fitër Bajrami”, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën festive

0
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila vjen pas 30 ditëve të agjërimit gjatë...