25.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

‘Unë vdes mbas teje’, Luiz Ejlli, rikthehet në Big Brother Vip 3

Luizi Ejlli, fituesi i Big Brother 2 Vip, është rikthyer në ‘prime’-n e kësaj të shtune në skenën e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri. Edhe pse ka kaluar gati një vit nga loja e tij që fitoi zemrat e mijëra shqiptarëve, Luizi nuk e kishte humbur sensin e batutave të bukura, kur Ledioni e pyeti se kë ka të preferuar brenda shtëpisë.

Luizi: “E kam shijuar, me u rikthyer në studio është kënaqësi, sepse kam qenë fitues. Uroj të njëjtën gjë edhe për ata.”

Ledioni: “Kë ke të preferuar?”

Luizi: “Unë vdes pas teje!”

Luizi nuk kishte se si të mos fliste për bashkëshorten e tij, Kiarën, dhe foshnjen që pritet të vijë në jetë.

“Është i vetmi rast që më tha gjinekologu s’ke nevojë me bë ADN se është gjithë kohën duke kërcy. Sido që t’ia vë emrin, nuk do i thërras në emër kurrë, se do i them o zemër, o shprit,” tha Luizi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT