17.5 C
Tiranë
Tuesday, September 24, 2024
spot_img

“Urojmë që Krishtlindjet e tjera të na gjejnë më mirë”, Berisha uron shqiptarët

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar sot të gjithë besimtarët gëzuar Krishtrindjet!

Përmes një video urimi në facebook Berisha ka uruar me shpresën se Krishtlindjet e tjera do të na gjejnë më mirë ashtu siç do shoqëria e kombi shqiptar.

Në këtë ditë ka lindur shpresa, lind besimi i pakufijshëm tek e mira dhe tek e ardhmja.

Sali Berisha në facebook:

Të dashur qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë.

Sot këtë ditë të shenjtë, ditë të bekuar, urojmë të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë, në Shqipëri dhe kudo që ndodhen, Gëzuar Krishtlindjet!

Gëzuar këtë ditë në të cilën lindi Hyji dhe burri që ndikoi më shumë se kushdo tjetër në historinë e qytetërimit perëndimor. Këtë ditë lind shpresa, lind besimi i pakufijshëm tek e mira, tek e ardhmja. Le të urojmë të gjithë së bashku nga zemra që Krishtlindje të tjera të na gjejnë shumë më mirë, ashtu siç duam vetë dhe ashtu siç do shoqëria e kombi shqiptar. Gëzuar! #sb

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT