11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Ursula von der Leyen viziton Tiranën: BE garanton mbështetje për Shqipërinë dhe procesin e integrimit

Një javë pasi Bashkimi Evropian hapi negociatat për grupin e parë të kapitujve me Shqipërinë, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, vizitoi sot Tiranën me një plan ambicioz për të ardhmen e integrimit të Shqipërisë. Ajo garantoi se zgjerimi i BE-së do të mbetet një prioritet edhe gjatë mandatit të saj të ardhshëm, duke vlerësuar përparimin që Shqipëria ka bërë përmes reformave të rëndësishme, veçanërisht asaj në drejtësi.

Von der Leyen theksoi se Shqipëria është një model për vendet e rajonit në rrugën e reformave, duke njoftuar gjithashtu një parafinancim prej 64 milionë euro deri në fund të vitit dhe mbi 920 milionë euro si pjesë e planit të rritjes. Ajo vuri në dukje se të gjithë kapitujt e negociatave mund të hapen deri në vitin 2025 nëse Shqipëria vijon me këtë ritëm reformatore.

Sa i përket arrestimit të Ilir Metës, Von der Leyen shmangu çdo koment, duke theksuar se proceset gjyqësore janë çështje të brendshme të drejtësisë shqiptare dhe nuk kanë të bëjnë me individë të veçantë. Kryeministri Edi Rama, gjithashtu, e theksoi rëndësinë e reformës në drejtësi dhe faktin që qeveria e tij nuk komenton mbi çështje që i takojnë drejtësisë.

Në konferencën për shtyp me von der Leyen, Rama shprehu besimin se Shqipëria mund të integrohet plotësisht në BE deri në vitin 2030, duke theksuar angazhimin e vendit për të përmbushur detyrimet që kërkohen për anëtarësimin. Ai gjithashtu nënvizoi se integrimi në BE është një qëllim i përbashkët i të gjithë shqiptarëve, pavarësisht ndarjeve politike.

Vizita e von der Leyen në Tiranë është pjesë e një turi në Ballkanin Perëndimor, ku BE synon të ofrojë një paketë financiare prej 6 miliardë eurosh për të mbështetur reformat dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...