12.5 C
Tiranë
Sunday, February 15, 2026
spot_img

Ushtari amerikan u plagos me thikë në Conegliano, autori i dyshuar një shtetas shqiptar

Një sulm me thikë tronditi natën mes 27 dhe 28 dhjetorit në Conegliano, Itali, ku një ushtar amerikan 28-vjeçar u plagos sipërfaqësisht në bark jashtë lokalit “Club Vibes”. Ai ndodhej në shoqërinë e një gruaje 37-vjeçare kur u përfshi në një debat me një grup të rinjsh nga Europa Lindore, të njohur të gruas.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit, dhe ulërimat e gruas alarmuan banorët që njoftuan shërbimet e emergjencës. Të dy u dërguan në spital; ushtari u lirua mëngjesin e së dielës me prognozë dhjetë ditore, ndërsa gruaja pësoi vetëm lëndime të lehta.

Karabinierët e Coneglianos identifikuan autorin e dyshuar të sulmit, një shtetas shqiptar, bashkëqytetar i gruas. Hetimet paraprake dyshojnë se motivi ka qenë xhelozia, pa lidhje sentimentale apo familjare mes autorit dhe gruas.

Prokuroria e Trevisos ka hapur një çështje për plagosje personale, ndërsa autoritetet amerikane të bazës së Vicenzës po bashkëpunojnë me italianët për ofrimin e mbështetjes mjekësore dhe psikologjike për ushtarin. Drejtuesit e lokalit sqaruan se incidenti ndodhi jashtë ambienteve të klubit dhe personat e përfshirë nuk kishin lidhje me “Club Vibes”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam gabime në jetë dhe desha të vras veten” – flet 18-vjeçarja pas vetëplagosjes...

0
Një ngjarje e rëndë ndodhi pas mesnatës në hotelin “Gjuta” në zonën e Saukut, ku 18-vjeçarja Natalia Murati u vetëplagos me armë zjarri. Ajo...

Operacioni “Aksi” në Mat, arrestohet 46-vjeçari që qarkullonte i dehur dhe me pushkë në...

0
Një 46-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Matit, pasi u kap duke qarkulluar me automjet në gjendje të dehur dhe i armatosur...

14 Shkurti që ndan opinionin: Romancë apo presion social?

0
Çdo vit, 14 Shkurti kthehet në një nga datat më të komentuara në kalendar. Për disa është dita e dedikuar dashurisë, surprizave dhe deklaratave...

Plagosja e 18-vjeçares në Sauk, Policia zbardh ngjarjen – dy të arrestuar, tre në...

0
Policia e Shtetit ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë të ndodhur pak pas mesnatës së 14 shkurtit në zonën e Saukut, ku një...

Si do të jetë Shën Valentini për 12 shenjat e horoskopit? Parashikimi romantik që...

0
Shën Valentini këtë vit vjen me energji të forta emocionale, rikthime të papritura dhe vendime që mund të ndryshojnë rrjedhën e disa lidhjeve. 14...