8.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Ushtria austriake dhe ekipet gjermane të shpëtimit pezullojnë operacionet e shpëtimit nga tërmetet në Turqi

Ushtria austriake dhe ekipet gjermane të shpëtimit kanë pezulluar operacionet e shpëtimit nga tërmetet në Turqi, për shkaqe sigurie.

Një zëdhënës i ushtrisë së Austrisë tha se ka pasur “përplasje mes grupeve”, pa dhënë më shumë detaje.

Ai i tha agjencisë së lajmeve AFP se 82 ushtarë nga Njësia për ndihmë në fatkeqësi natyrore të ushtrisë austriake ishin strehuar në provincën jugore turke, Hataj, “në një kamp me organizatat ndërkombëtare, duke pritur për udhëzime”.

Ata shkuan në Hataj të martën, më 7 shkurt, me 45 tonë pajisje dhe arritën të shpëtonin nëntë persona që ishin të bllokuar nën rrënoja.

 

 

Ata pritet të kthehen në Austri të enjten, por kjo çështje ende po shqyrtohet, tha zëdhënësi.

Një vendim të ngjashëm për të ndalur operacionet e shpëtimit është marrë edhe në Gjermani nga Agjencia Federale për Ndihmë Teknike dhe nga organizata joqeveritare, që është e specializuar për të ndihmuar viktimat e fatkeqësive natyrore, ISAR, tha zëdhënësi i kësaj organizate.

“Në orët e fundit, situata e sigurisë në provincën Hataj duket se ka ndryshuar”, tha zëdhënësi i ISAR, Stefan Heine. “Ka më shumë raportime për përplasje midis fraksioneve të ndryshme, ka pasur edhe të shtëna”.

Ekipet gjermane “po qëndrojnë në kampin e përbashkët tani për tani si rezultat i kësaj situate” dhe do t’i rikthehen punës së tyre të kërkim-shpëtimit kur autoritetet turke të mbrojtjes civile “të besojnë se situata është mjaftueshëm e sigurt”.

Një tërmet prej 7.8 ballësh goditi në orët e para të 6 shkurtit Turqinë dhe Sirinë dhe u pasua me qindra pasgoditje, përfshirë një tërmet prej 7.5 ballësh. Deri më tani vlerësohet se nga tërmetet në këto dy shtete kanë vdekur mbi 28.000 persona./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Plumbat ta morën jetën…” – Elijona prek me mesazhin për xhaxhain e ndjerë

0
Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka ndarë një mesazh tejet të ndjerë në rrjetet sociale, duke kujtuar xhaxhain e saj që humbi...

Vritet në atentat futbollisti 21-vjeçar në Stamboll, mendohet të jetë përfshirë me ish...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Stamboll, ku futbollisti i ri Kubilay Kaan Kundakci ka humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri. Sipas raportimeve,...

“U manipulova dhe u mashtrova” – Mette-Marit reagon për lidhjen me Jeffrey Epstein

0
Princesha e Norvegjisë, Mette-Marit, ka shprehur publikisht pendesën e saj për miqësinë e dikurshme me financierin amerikan Jeffrey Epstein, duke deklaruar se ishte manipuluar...

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...