8.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Ushtria e Tajvanit në gjendje alarmi, ndizen tensionet mes SHBA dhe Kinës

Një vizitë e mundshme e Nancy Pelosit në Tajvan ndez tensionet me Kinën, e cila ka kërcënuar përsëri Shtetet e Bashkuara me pasoja.

Në përgjigje të kërcënimeve verbale dhe manovrave ushtarake nga Republika Popullore e Kinës ushtria e Tajvanit ka rritur gatishmërinë e saj luftarake. Siç raportoi agjencia e lajmeve CNA urdhri për gjendjen e gatishmërisë vlen deri të enjten në mesditë. Sidoqoftë sistemi i alarmit, i cili ka dy faza, nuk është ende në nivelin “urgjent”, por ende në “gatishmërinë normale operacionale”, njoftoi Taipeu zyrtar.

Ministria e Jashtme në Pekin kërcënon sërish

Udhëheqja kineze i kërcënuar përsëri Shtetet e Bashkuara me pasoja nëse politikania e lartë Nancy Pelosi viziton Tajvanin. “Pala amerikane do të marrë përgjegjësinë dhe do të paguajë çmimin për minimin e interesave të sigurisë sovrane të Kinës”, u tha gazetarëve në Pekin zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Hua Chunying.

Vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së në Taipe do të ishte vizita më e lartë nga SHBA-ja prej dekadash. Pelosi është përfaqësuesja e tretë më e lartë e Shteteve të Bashkuara, pas presidentit amerikan Joe Biden dhe zëvendësit të tij, Kamala Harris.

Edhe Rusia akuzon SHBA-në

Në lidhje me vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, reagoi qartësisht edhe qeveria ruse. Kremlini akuzoi SHBA-në për destabilizim mbarëbotëror. “Uashingtoni po destabilizon botën. Dhe në dekadat e fundit nuk është zgjidhur asnjë konflikt i vetëm, por janë provokuar shumë syresh,” shkroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Moskës Maria Zakharova në shërbimin online Telegram.

Pelosi fluturoi këtë të martë nga Singapori në Malajzi. Sikurse njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Bernama avioni i saj u ul në bazën e Forcave Ajrore Subang pranë kryeqytetit Kuala Lumpur. 82-vjeçarja do të takohet me kryeministrin Ismail Sabri Yakoob.

Japonia dhe Koreja e Jugut janë stacionet e tjera të parashikuara për udhëtimin e Nancy Pelosit në Azi. Tajvani nuk përmendet në programin e saj zyrtar, megjithatë demokratja amerikane ka kohë që planifikon të vizitojë Tajvanin për të shprehur mbështetje kundër kërcënimeve nga Kina.

DW

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Plumbat ta morën jetën…” – Elijona prek me mesazhin për xhaxhain e ndjerë

0
Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka ndarë një mesazh tejet të ndjerë në rrjetet sociale, duke kujtuar xhaxhain e saj që humbi...

Vritet në atentat futbollisti 21-vjeçar në Stamboll, mendohet të jetë përfshirë me ish...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Stamboll, ku futbollisti i ri Kubilay Kaan Kundakci ka humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri. Sipas raportimeve,...

“U manipulova dhe u mashtrova” – Mette-Marit reagon për lidhjen me Jeffrey Epstein

0
Princesha e Norvegjisë, Mette-Marit, ka shprehur publikisht pendesën e saj për miqësinë e dikurshme me financierin amerikan Jeffrey Epstein, duke deklaruar se ishte manipuluar...

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...