0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

‘Ushtria ukrainase po përparon në kundërofensivën e saj ndaj forcave ruse’,Zelensky hedh poshtë deklartat e perëndimorëve

Presidenti Volodymyr Zelensky tha të shtunën se ushtria ukrainase po përparon në kundërofensivën e saj ndaj forcave ruse, duke hedhur poshtë kështu deklaratat e zyrtarëve perëndimorë që thonë se Ukraina po fiton terren me shumë ngadalësi.

Kundërofensiva e shumëpritur, që tashmë po mbush pothuajse tre muaj, ka arritur të rimarrë mbi dymbëdhjetë fshatra, por jo qendra të mëdha, ndërkohë që përparimi është penguar nga fusha të gjera të minuara dhe vijat mbrojtëse të forcave ruse.

Këtë javë, zyrtarë amerikanë që folën në kushte anonimiteti, shprehën zhgënjimin me progresin e ngadaltë të operacionit dhe madje fajësuan për këtë strategjinë ukrainase. Komentet u bënë të ditura në artikuj perëndimorë që shkaktuan zemëratën e Kievit.

“Forcat ukrainase po lëvizin përpara. Megjithë zhvillimet dhe çfarëdo thotë ndokush, ne po përparojmë, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Jemi në lëvizje”
, shkruante zoti Zelensky në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Disa druhen se mund të zbehet mbështetja e Perëndimit, ndërsa moti më i ftohtë dhe më i lagësht do të ngadalësojë progresin më vonë këtë vit. Perëndimi ka dhënë miliarda dollarë për të ndihmuar kundërofensivën dhe Kievi thotë se i nevojiten edhe më shumë.

Përparimi i ukrainasve në fushëbetejë është shfaqur më shumë në një pjesë të frontit në Zaporizhian juglindore, ku Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar, tha të premten se ushtria ukrainase kishte çarë përmes vijës së parë të mbrojtjes ruse.

Shtëpia e Bardhë tha se ka patur “sukses të dukshëm” nga Ukraina në këtë zonë, megjithëse zonja Maliar paralajmëroi se njësitë ukrainase kishin hasur në pozicione të tjera edhe më të fortifikuara, pasi kishin çarë vijën e parë mbrojtëse të forcave ruse.

Në informacionin e përditshëm për situatën në fushëbetejë, ushtria ukrainase nuk njoftoi për arritje të reja, por tha se njësitë vazhduan të përparojnë drejt Melitopolit, një qendër e rëndësishme urbane e pushtuar nga forcat ruse në rajonin Zaporizhia.

Ushtria ukrainase raportoi 45 operacione luftarake në front gjatë 24 orëve të fundit dhe tha se luftimet vazhduan në lindje, ku forcat ukrainase kishin shmangur sulme të shumta me raketa nga forcat ruse.

Rusia e ka përshkruar tashmë kundërofensivën ukrainase si një dështim. Kievi thotë se përparuar qëllimisht ngadalë për të minimizuar humbjet, dhe se përparimi është ndërlikuar së tepërmi nga mungesa e fuqisë moderne ajrore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT