25.2 C
Tiranë
Wednesday, July 15, 2026

Ish-kapitenit të Spanjës i ofrohet marrëveshje me Arabinë Saudite

Ish-kapitenit të Spanjës, Sergio Ramos, i është ofruar një marrëveshje me Al Ittihad, ku do të ribashkohej me ish-shokun e skuadrës te Reali i Madridit, Karim Benzema.

Spanjolli ka mbetur pa skuadër që kur kontrata e tij me Paris Saint Germain u ndërpre këtë qershor. Ai është një nga tre lojtarët e mëdhenj, së bashku me Lionel Messin dhe Neymarin, që u larguan nga kampionët e Ligue 1 këtë verë.

Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, Al Ittihad i ka dërguar Ramos një kontratë dyvjeçare. Ata kanë përfshirë një klauzole për prishjen e njëanshme të marrëveshjes.

Gjigantët e Pro Ligës Saudite presin vendimin e Ramosit pasi pas tij janë vënë shumë klube turke.

Një lëvizje tek Al Ittihad do ta ribashkonte Ramosin me Benzemanë. Dy legjendat e Realit të Madridit kanë kaluar 12 vite së bashku në kryeqytetin spanjoll përpara se Ramos të largohej nga klubi në vitin 2021.

Edhe pse spanjolli shtoi dy tituj të Ligue 1 në palmaresin e tij të trofeve, nuk mund të shfaqej në versionin e tij më të mirë.

Saudi Pro League ka tërhequr shumë emra të mëdhenj futbolli në tre muajt e fundit. Që nga nënshkrimi i Cristiano Ronaldos me Al Nassr, liga e Lindjes së Mesme ka afruar emra të mëdhenj të futbollit si: Benzema, Neymar, N’Golo Kante, Riyad Mahrez dhe Fabinho.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“541 të dënuar dalin sot nga burgu”, nis zbatimi i amnistisë penale! Ja kush...

0
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë...

Po kalonte në vijat e bardha, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

0
Një aksident me pasojë plagosjen e një 13-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur...

“E punësuan dhe u boshatisi arkën brenda ditës”, si dyshohet se 5 mijë euro...

0
Ajo u prezantua si një grua në kërkim të një vendi pune, por sipas hetimeve, pas kërkesës për punësim fshihej një plan i mirëorganizuar...

“Nuk është tepër vonë, flisni me ne”, mister pas vdekjes së 28-vjeçarit shqiptar në...

0
Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Britaninë e Madhe, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të...

“Nëse do të vdesim, do të vdesim bashkë”, rrëfimi tronditës i gruas që shpëtoi...

0
Svetlana Grković nuk e lëshoi për asnjë çast bashkëshortin e saj, Ljubiša Karović, në momentet më të frikshme të jetës së tyre. Teksa 61-vjeçari...