10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe tentoi ta vriste atë, Policia e Tiranës parandalon krimin, arrestohet 57-vjeçari

Policia e Tiranës ka parandaluar një krim brenda familjes, duke arrestuar një 57-vjeçar, i cili ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij duke e lidhur me litar prej fyti, pasi e kishte dhunuar barbarisht.

Njoftimi Policisë

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe tentoi ta vriste atë, falë ndërhyrjes në kohë të Policisë parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit dhe vihet në pranga 57-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Shkozë, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe po tentonte ta vriste atë, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë kapur e shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin A. E., 57 vjeç, banues në Shkozë.

Ky shtetas, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe më pas, me një litar të lidhur rreth qafës, ka tentuar ta vrasë.

Në vijim të veprimeve policore u arrestua në flagrancë shtetasi A. E., për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...