11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Vajza e ish-Presidentit të SHBA darkon në restorantin e njohur në Tiranë

Tirana është shndërruar ditët e fundit në destinacionin e vizitave të mjaft personazheve të njohur botërisht.

Një natë më parë kryeqyteti mikpriti Tiffany Trump, vajzën e vogël të ish-Presidentit amerikan, Donald Trump.

Tiffany u pa të darkonte në “Padam”, një prej restoranteve më të njohur të Tiranës, nën shoqërinë e bashkëshortit të saj dhe biznesmenit Shkëelqim Devolli, pronar i televizionit Klan Kosova.

Këto momente, Tiffany dhe bashkëshorti i saj kanë zgjedhur t’i memorizojnë edhe në disa foto e video së bashku me shefin e njohur të kuzhinës shqiptare, Fundim Gjepalin, gatimet e të cilit ishin pjesë e darkës në “Padam”.

Javën që lamë pas, një tjetër personazh i rëndësishëm e vizitoi Shqipërinë. Jack Ma, themeluesi i grupit Alibaba, një ndër biznesmenët më të mëdhenj të botës, ishte në Tiranë.

Edhe ai zgjodhi restorantin “Padam” për të darkuar me disa bashkëpunëtorë të tij dhe një pjesë të stafit të ambasadës kineze. Vizita e tij u komentua si mjaft e rëndësishme, për shkak të disa projekteve që grupi Alibaba ka për ta shtrirë biznesin e tij në rajonin e Ballkanit.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...