12.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Vaksinat përforcuese mund të zvogëlojnë numrin e të hospitalizuarve si pasojë e COVID-19

Agjencia e Shëndetit Publik e Bashkimit Evropian (BE), thotë se vaksinat përforcuese kundër koronavirusit mund të zvogëlojnë për gjysmë milioni numrin e të hospitalizuarve si pasojë e COVID-19 në Evropë, edhe pse varianti jashtëzakonisht ngjitës, Omicron, vazhdon të përhapet në të gjithë globin.

“Marrja e një doze përforcuese mund të zvogëlojë shtrimet e ardhshme në spitalet e Evropës prej 500 mijë deri në 800 mijë pacientë”, tha më 27 janar Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC).

Marrja e vaksinës përforcuese nga të gjithë individët e vaksinuar më parë, mund të zvogëlojë pranimet në spitale me 300 mijë deri në 500 mijë.

Në përgjigje ndaj përhapjes së shpejtë të variantit Omicron, parandalimi i ngarkesës së madhe në spitale mund të arrihet duke rritur përqindjen e vaksinimit, duke përfshirë administrimin e shpejtë të dozave përforcuese, veçanërisht për popullatën e moshuar dhe pacientët e tjerë të rrezikuar, që mund të jenë barrë për spitalet”, tha ECDC-ja.

Aktualisht, 70 për qind e popullsisë prej 450 milionë banorësh e BE-së, është vaksinuar plotësisht, derisa gjysma e këtyre njerëzve kanë marrë gjithashtu edhe një dozë përforcuese.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...