6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Vala e dytë e të nxehtit që po përhapet në Europë,Spanja e para që vuan pasojat

Vala e dytë e të nxehtit që po përhapet në pjesën më të madhe të Evropës ka arritur në Gadishullin Iberik. Spanja po vuan sërish e para efektet.

Shumica e rajoneve janë në alarm për shkak të temperatura të larta. Andaluzia dhe Extremadura janë dy rajonet ku termometrat pritet të arrijnë ekstremitetet më të larta.

“Nuk e di se në cilin orar të dal sepse është vapë gjatë gjithë kohës”, shprehet një qytetar spanjoll.

Në datat 12 dhe 14, maksimumi i temperaturave do të arrijë 35 gradë celssius në pjesën më të madhe të Spanjës, ndërsa në disa qytete termometri pritet të regjistrojë vlerën 40 gradë.

Temperaturat në rritje po gjurmohen nga programi i vëzhgimit të Tokës i BE-së i njohur si Koperniku. Ngjyrat vjollcë në grafikë tregojnë se ku ekziston rreziku i shpërthimit të zjarreve.

Gjatë kësaj jave, të paktën 29 persona mbetën të lënduar për shkak të zjarreve që përfshinë pyjet në Portugali.

Vendi është në gjendje emergjence deri në mesnatën e së premtes për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta dhe një rreziku të shtuar për më shumë zjarre.

Gjatë gjendjes së emergjencës, qytetarët mund të ndiqen penalisht nëse nuk respektojnë kufizime të tilla si ndalimi i përdorimit të makinerive të kopshtit pranë zonave pyjore ose ndezja e fishekzjarreve.

Edhe në kryeqytetin Italian, në Romë seritë e zjarreve po shihen si aktivitete kriminale.

Ata kanë shkaktuar dëme të shumta, duke krijuar shtëllunga të mëdha tymi mbi qytet, e duke krijuar probleme për banorët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...