12.5 C
Tiranë
Friday, February 13, 2026
spot_img

Valë e fortë të ftohti në Gjermani: Krishtlindjet më të ftohta që nga 2010, dhjetëra aksidente dhe spitale të mbingarkuara

Gjermania po përballet me një valë të fortë të ftohti, me temperatura tejet të ulëta dhe rrugë të mbuluara nga akulli në shumë rajone të vendit. Mediat e huaja raportojnë se, ndonëse për shumicën e gjermanëve nuk u realizua dëshira për një “Krishtlindje të Bardhë”, moti i acartë ka sjellë pasoja të shumta në qarkullim dhe shëndetësi.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Gjerman (DWD), Krishtlindjet e vitit 2025 kanë qenë më të ftohtat që nga viti 2010. Periudha nga 24 deri më 26 dhjetor rezultoi mesatarisht më e ftohta e 15 viteve të fundit në shkallë vendi.

Temperatura më e ulët u regjistrua natën e 26 dhjetorit, kur termometri shënoi -12.1 gradë Celsius në Malet Harz, konkretisht në Harzgerode, në landin e Saksonisë-Anhalt. Ndërkohë, një Krishtlindje me borë u përjetua vetëm në disa zona të izoluara, kryesisht në jug të vendit. Reshje të lehta dëbore u raportuan në disa rajone të Bavarisë, ndërsa sasi të konsiderueshme dëbore u regjistruan vetëm në zonat alpine: 75 centimetra në Zugspitze dhe 80 centimetra në Nebelhorn.

Akulli ka shkaktuar probleme serioze në qarkullim, veçanërisht në Gjermaninë veriore, ku janë shënuar dhjetëra aksidente për shkak të rrugëve të rrëshqitshme. Situata ka qenë e ngjashme edhe në Berlin dhe Brandenburg, ku autoritetet u detyruan të ndërpresin përkohësisht shërbimin e autobusëve në Potsdam.

Ndërkohë, sistemi shëndetësor po përballet me presion të shtuar. Gazeta Tagesspiegel raporton se që nga mbrëmja e së shtunës, repartet e urgjencës në disa spitale të Berlinit janë mbingarkuar. Rëniet në trotuare dhe rrugë të mbuluara me akull kanë sjellë fluks të madh pacientësh, kryesisht me thyerje të krahëve dhe këmbëve, si dhe lëndime në kokë.

Sipas spitaleve, edhe sallat e operacionit dhe njësitë e kujdesit intensiv janë pranë kapacitetit maksimal, ndërsa koha e pritjes për trajtim është rritur ndjeshëm. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë gjatë ditëve me ngrica.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Duhet të mbroj shëndetin tim” – Demi Lovato anulon disa data të turneut “It’s...

0
Këngëtarja amerikane Demi Lovato ka anuluar disa data të turneut të saj të ardhshëm, duke përmendur arsye shëndetësore. Lajmin e bëri publik përmes rrjeteve...

“Havte” apo “Valle Kosovare”? Projekti i ri i Azis dhe Tsvetelina Yaneva ngjall debat...

0
Bashkëpunimi më i ri mes dy emrave të njohur të skenës bullgare, Azis dhe Tsvetelina Yaneva, ka tërhequr vëmendje edhe në publikun shqiptar. Dyshja...

“Zoti ta ktheftë!” / Gimbo dhe Selin “ndahen” nga dera e shpellës, plasin batutat...

0
Lëvizjet e fundit në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’ kanë krijuar situata sa romantike, aq edhe komike. Pas kalimit të Gimbos në shtëpi,...

Itali/ Arrestohet 58-vjeçari që vrau dhe varrosi nënën 86-vjeçare, nag frika se do humbiste...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 58-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka vrarë nënën e tij 86-vjeçare...

Ekstradohet sonte nga Belgjika në Tiranë Mario Çela, vëllai i Suel Çelës

0
Mbërrin sonte në Rinas Mario Çela, vëllai i Suel Çelës Sonte në mbrëmje në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas pritet të mbërrijë Mario Çela, vëllai...