10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Valon Ademi akuza të forta ndaj Behgjet Pacollit: “Ai është mashtrues, do merret prokuroria”

Biznesmeni Valon Ademi, ortak me Behgjet Pacollin në Aeroportin e Vlorës, ka folur hapur në emisionin Opinion për konfliktin që ka lindur rreth ndërtimit dhe administrimit të këtij koncesioni.

Ademi pretendon se Pacolli ka shitur aksionet e Aeroportit të Vlorës tek kompania Delphos, e cila, sipas tij, lidhet me një tjetër kompani offshore, Compartment Bernina, për të cilën nuk dihet identiteti i pronarëve. Biznesmeni e konsideron këtë veprim një mashtrim dhe tradhti ndaj tij si ortak.

“Ai ka shitur MABCO-n. Ai të dha 100 milionë euro dhe për çfarë ta dha? Nuk është kredi… Delphos nuk është bankë. Compartment Bernina nuk e dimë kush është. Ishallah s’janë rusë përtej, se Behgjet Pacolli do dalë mashtrues dhe pastaj tradhtar,” u shpreh Ademi.

Ai theksoi se konflikti me Pacollin ka nisur në maj të këtij viti, pas veprimeve të Pacollit në projektin në Bengazi, Libia, ku sipas Ademit, Pacolli tentoi të transferonte fshehurazi stafin e tij në kompaninë e tij.

Ademi shtoi se çështja tashmë është ankimuar në Prokurorinë e Tiranës, dhe ka pritshmëri që autoritetet të veprojnë:

“Ose duhet të shkoj unë si hajdut në burg, ose ai si mashtrues. E kam kallëzuar Pacollin për mashtrim, ai më ka kallëzuar kundërpadi. Do të shohim kush do përgjigjet penalisht.”

Gjithashtu, biznesmeni foli për largimin e investitorëve turq, të cilët sipas tij, nuk dëshironin të vazhdonin investimin në aeroport dhe u tërhoqën pas marrjes së një shume të konsiderueshme parash, pa realizuar asnjë ditë pune.

“Në mbledhjen që thirra unë, përfaqësuesi i kompanisë YDA tha qartë se nuk mund të investojmë. Ata nuk derdhën asnjë lek për projektin, dhe kjo e tregon që gjithçka ishte fiktive,” shtoi Ademi.

Çështja pritet të ndjekë rrugën ligjore dhe të zbardhet nga autoritetet shqiptare, ndërsa tensionet mes ortakëve mbeten të larta dhe komplekse.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...