3.5 C
Tiranë
Friday, December 12, 2025
spot_img

Shqipëri–Itali: Partneritet i ri në turizëm, fokus tek standardet dhe zhvillimi gjithëvjetor

Romë – Në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Ministri i Turizmit shqiptar, Blendi Gonxhja, zhvilloi një takim me Ministren e Turizmit të Italisë, Daniela Santache, ku të dy palët riafirmuan angazhimin për një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe inovativ në turizëm.

Takimi përqendroi diskutimet në forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe rajonale, harmonizimin e standardeve turistike, lehtësimin e përvojës së vizitorëve, si dhe zhvillimin e itinerarëve kulturorë. Një rëndësi e veçantë iu dha edhe fuqizimit të aftësive profesionale dhe zgjerimit të mundësive turistike gjatë gjithë vitit.

Ky hap konsolidon marrëdhëniet ndërkombëtare dhe vendos themelet për një turizëm inovativ dhe cilësor, duke promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe ofertat gjithëvjetore të sektorit.

“Ky takim riafirmon angazhimin tonë për një partneritet të ndërsjellë dhe të qëndrueshëm në turizëm,” u shpreh Gonxhja.

Në plan është që bashkëpunimi të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e standardeve dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për vizitorët shqiptarë dhe italianë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Me 85 vota pro, dhe tre kundër” – Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

0
Me mbështetjen e shumicës socialiste, Endri Shabani u votua në Kuvend si Avokat i Popullit, duke siguruar 85 vota pro dhe vetëm 3 kundër....

“Dua të përgëzoj zotin Braho” – Ambasadori i BE-së përgëzon kreun e ri të...

0
Pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Klodian Braho, ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, vlerësoi rolin e rëndësishëm të Prokurorisë së Posaçme...

“Ku është ky Pirro Vengu? Që nuk shkel në dy shtete të NATO-s” –...

0
Në një fjalim në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ngriti akuza të forta ndaj qeverisë Rama, duke pohuar se kjo ka shkaktuar...

“Your Algorithm” – Instagram po teston mënyrën që përdoruesit të kontrollojnë përmbajtjen që shohin

0
Instagram po eksperimenton me një funksion të ri, të quajtur “Your Algorithm” (Algoritmi juaj), i cili u jep përdoruesve mundësinë të rregullojnë manualisht temat...

Shqiptaria u zgjodh Miss Finlanda, humb kurorën për një foto të publikuar në snapchat

0
Një vendim i paprecedentë tronditi këtë javë organizatën e “Miss Finlanda”, e cila hoqi menjëherë titullin fitueses së vitit 2025, Sarah Dzafce, 22-vjeçare me...