12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Valteri ‘shpërthen: S’hapen negociatat nëse të korruptuarit nuk shkojnë para drejtësisë

Deputeti opozitës parlamentare Halit Valteri ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë por dhe opozitës jashtëparlamentare sa i takon shtyrjes së çeljes së negociatave me BE. Ai pohoi se vendi ka përfunduar në duart e pak oligarkëve, ndërkohë që vet liderët e partive politike edhe dhembët i rregullojnë në klinika europiane jashtë vendit.Mes të tjerash Valteri tha se negociatat nuk do të hapen nëse të korruptuarit nuk shkojnë para drejtësisë.

“Pavarësisht përmirësimit të ligjeve, Shqipëria do të jetë për shumë kohë një vend që nuk do të parapëlqehet për investimet e huaja dhe kjo vjen për shkak të mos transparencës në prokurimet publike.

Kemi ndërtuar një ekonomi që bazohet tek krimi dhe të fortët. Vetëm një grup personash në vend kanë të drejtën të investojnë dhe të reklamohen si biznesmen. Ndaj i shtyhen çdo vit Shqipërisë bisedimet për BE, pasi këta e kanë kthyer vendin si çiflig të tyre. Ata janë njerëzit e vetëm që duan ta mbajnë vendin të izoluar.

Të gjitha paratë e shqiptarëve shpërndarjen në 5 duart. S’mund të hapen negociatat për sa janë në krye hajdutët e votave. Europa kërkon që kushtet të plotësohen dhe një prej tyre është që të korruptuarit të çohen para drejtësisë. Në Shqipëri, Rama, Basha, Meta, nuk kanë asnjë interes që Shqipëria të integrohet në BE. Për çfarë do ta dëshirojë Basha, Kryemadhi e Rama integrimin e vendit në BE? Kur dhe për dhembët shkojnë në klinika europiane jashtë.

Dimri i dytë erdhi dhe shqiptarët janë ende në çadra. Kurse Rama e Basha vuajnë për klikime. Ftoj zonjën Olsa Muhameti që të ftojë zotin Rama dhe Basha në emision. Ata vuajnë për klikime, dhe ai emision i ka kapur 100 milion klikime.”, -tha Valteri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...