8.5 C
Tiranë
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Var veten në kasollen e bagëtive 55-vjeçari , vuante nga probleme të shëndetit mendor

Var veten në kasollen e bagëtive 55-vjeçari nga Skrapari Veri Zaimi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Usti, në fshatin Valë.

Mësohet se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Një 55-vjeçar nga fshati Valë në Skrapar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur me litar. Mësohet se Veri Zaimi kishte lidhur një litar në pemën e ullirit, ngjitur me kasollen e bagëtive dhe më pas kishte varur veten.

Pasi nuk ishte kthyer në shtëpi, familjarët kishin filluar ta kërkonin dhe ka qënë bashkëshortja e tij ajo që e ka gjetur të varur me litar dhe më pas ka njoftuar policinë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie, që pasi kanë kryer kqyrjen e vendngjarjes kanë konfirmuar se në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune.

Trupi i pajetë i Zaimit është transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal Berat, ndërkohë që policia konfirmon se 55-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...