Një varkë që përdorej gjatë sezonit turistik në zonën e Ksamilit u gjet të mërkurën e mbytur, ndërsa ishte ankoruar pranë bregut. Pronari e konstatoi mjetin lundrues të mërkurën në mëngjes dhe, me ndihmën e një vinçi, ajo u nxorr nga uji.
Inspektimi fillestar tregoi se varkës i ishin hequr qëllimisht tapat, duke ngritur dyshime për një akt të qëllimshëm. Pronari dyshon se ngjarja mund të lidhet me konkurrencën në sektorin e shërbimeve turistike. Autoritetet janë duke hetuar për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit.






