12.5 C
Tiranë
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Vasili për sulmet kibernetike: “Kujt i duhen këta sharlatanë që qeverisin? U zhvesh çdo element i sigurisë kombëtare por edhe individuale”

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur për sigurinë kombëtare ndërsa ka deklaruar se kjo e fundit “është më e tronditur se kurrë pasi nuk janë marrë masa e duhura sipas një raporti të FBI-së dhe “Microsoft”-it të cilët thonë se sistemi duhet të përditësohej që para 3 viteve.”

Vasili po ashtu u shpreh se “deklaratat e Kryeministrit pas sulmeve ku thoshte se agresorët nuk ia kishin arritur qëllimit janë metafora idiote dhe sipas kësaj prokuroria nuk duhet të ndalonte publikimin në media të të dhënave që kanë rrjedhur.”

“Ngjarjet e fundit lidhur me rrëzimin e sisteme njëri pas tjetrit në vend tregojnë që siguria kombëtare është tronditur thellë dhe ëshë goditur nga papërgjegjshmërua e plotë dhe fshehja e të vërtetës.Kam dëgjuar plot histori solidariteti që kërkohen nga opozita, por do ndalem të përgjegjësitë e qeverisë. Pati nga këta mbrapa ftesa për të qenë koherentë. Dakord. Çfarë garancish dha qeveria kur deklaroi se sistemi ishte solid dhe nuk kishte probleme, por raportet treguan që kishte 8 muaj që goditej sistematikisht. Cila është e vërteta. Janë të pazotë? Gënjyen? Ku ka vend për propagandë këtu? Kanë thënë që janë në rregull kur marrin ujë nga të gjitha anët.

Kryeminsitri i vendit del dhe thotë, “agresori është në tërheqje”. Këto janë idiotësira kriminale, kujt i interesojnë këto metafora. Po ky thotë:” Agresioni nuk ia ka arritur qëllimit. Nuk ka rrjedhje serioze të dhënash”. Po çfarë ndodh pas këtyre deklaratave. Prokuroria çfarë na thotë, publikmi i të dhënave cënon sigurinë kombëtare. Po të dëgjojmë kryeministrin themi shyqyr se nuk ndodhi gjë, po të kthehemi nga prokuroria kemi probleme.

Një raport tjetër i FBI dhe Microsoftit thotë se sistemi që prej 3 viteve më parë duhej përditësuar për të qenë i mbrojtur, dhe kjo portë e pabërë nga qeveria është përdorur për të hakeruar të dhënat. Kush mban përgjegjësi për këtë? Është bërë në mënyrë të papaërgjegjshme? Po ta marrim se nuk dinë, për çfarë i mbajmë në pushtet?  Kujt i duhen këta sharlatanë që qeverisin?

Siguria kombëtare është më e tronditur se kurrë. Vetë AKSH-i kërkontë të punësontë dhjetëra informatistë. Tani u kujtuan këta? Informaticienët duhen kur ngrihet sistemi.  U zhvesh çdo element i sigurisë kombëtare por edhe individuale”, u shpreh Vasili.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT