11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Vasili: “Vendimin për shpalljen e Spiropalit me etikë të jashtëzakonshme është standardi i Rilindjes”

Nënkryetari i PL, Petrit Vasili ka reaguar nga kryesia e Kuvendit sëbashku me deputetin demokrat Oerd Bykykbashi pasi mazhoranca rrëzoi kërkesën e opozitës për përjashtimin nga seancat plenare të ministres Elisa Spiropali, për shkak të gjuhës së përdorur ndaj demokratëve.

Vasili tha se gjuha e papërshtatshme e përdorur nga disa zyrtarë socialistë në Kuvend tregon standardin e tyre, të cilët sipas tij po mundohen të eliminojnë deputet e opozitës që kryeministri të mos japë llogari për çështjen “McGonigal”, por të fshihet.

Vasili tha se protestat kanë të vetmin objektiv rikthimin e ligjit në vend.

“Ju e dini më së miri që në parlamentin e Shqipërisë ne kemi pasur një kryeministër gojëpisët që e shndërroi parlamentin në një vatër të mafias, një ministër gojëpisët, një parlament që përdor fyerje ky kryeministër i drejtohet deputetit me palaço, ndërkohë për këta nuk ka dënime, të njëjtin provokim bën edhe Balla i grupit parlamentar të dini se këta janë dhunues të rregullores. Rasti i fundit me këtë Spiropalin se Don Kishotin e bëri shqiptar tregon më së miri se kush është standardi i tyre këta kanë iluzione që duke eliminuar fizikisht deputetët e opozitës në Kuvend, të mos thuhen të vërtetat.

Se kur përdor këto standarde nuk ke më fytyrë por ke surrat kjo erdhi ë Edi Rama të fshihet në vrima për të mos dhënë llogari për aferën “McGonigal”, për të mos parë në sy atë që bëri zyrën e kryeministrin çerdhe mafioze. Treshja Rama, Nikolla, Balla janë nën akuzë publike për marrjen nën kontroll të parlamentit, votojnë si duan por kanë vetëm një objekt dhe një tutor, mafien e oligarkët ndaj dhe protestat në parlament dhe kudo janë kanë vetëm një objekti, rikthim të ligjit. Vendimin për shpalljen e Spiropalit me etikë të jashtëzakonshme është standardi i Rilindjes”, tha Vasili.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...