Vendi është përfshirë prej ditësh nga reshje shiu dhe reshje dëbore.
Në Shkodër situata ende vijon të jetë problematike. Bashkia Shkodër ka bërë bilancin rreth situatë në këtë qytet.
Në Bashkinë Shkodër sipërfaqja totale e përmbytur është 1400 Ha. Ndërsa njësia administrative Ana e Malit ka përmbytje në rreth 1300 Ha.
Njoftimi:
Bashkia Shkodër:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 5.85 ka renie me 45 cm me oren 18.00 te dates 22.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.40 m ka renie prej 10 cm me oren 18.00 te dates 22.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1400 Ha, e rritur me 60 Ha me oren 18.00 te dates 22.01.2023
Njesia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e permbytur.
Rruga e Obotit ka prezence uji 65 cm, ka renie me 15cm me oren 18.00 e dates 22.01.2023
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.
Ka prezence uji ne oborre ne 15 banesa te fshatit Obot, nga 30 banesa qe ishin ne oren 18.00 te dates 22.01.2023
Ne rrugen e Obotit po operojne dy mjete te kalueshmerise se larte se bashku me 7 forca te ushtrise.
Njesia Administrative Dajç 100 Ha toke bujqesore .
Ne vendin e quajtur Urrelat e Shirqit, rruga Shirq-Darragjat ka prezence uji ne rruge 30 cm, per momentin rruga eshte e pakalueshme me mjete, ka renie te nivelit prej 40 cm.
Bashkia Vau Dejes:
Njesia Admin.Vau Dejes pa probleme.
Njes.Admin.Bushat nuk ka probleme deri ne kete moment.
Ne Njes.Admin.Hajmel ka probleme te 2 rrugeve rurale (Hajmel-Nenshat) dhe Qender Pacram deri tek shkolla.
Njesia Admin.Vig Mnele ka 2 fshatra pa energji elektrike (Mnele e madhe dhe Vig).Jane demtuar 2 ura qe kane bere pothuajse te pakalueshme te gjitha akset rrugore ne kete njesi.
Njesia Admin Temal nuk ka energji elektrike ne 10 fshatra.
Rruget rurale te bllokuara me perjashtim te rruges Komanit.
Njesia Admin Shllak pa Energji elektrike e disa rruge komunale te bllokuara.
Per bashkine Malesi e Madhe, Puke dhe Fushe Arrez nuk rraportohen probleme.
OSHEE:
Stakuar Fideri i Zagores
Te pjesshem kemi nje kabine ne Vermosh me 15 abonenta.
Segmenti i Hajmelit me 80 ab.
Qafe Mali me 30 ab dhe nje kabine te 4 e Sh 2 me 2 ab
Ekipet jane ne terren.
Autoriteti Verior Rrugor:
Rruget jane te qarkullueshme me perjashtim te aksit te Qafe Thores tek pjesa e tuneleve per shkak te ortekeve.