10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Vazhdojnë vrasjet në Shkodër/ Mbrëmjen e djshme u vra Lulash Qepuri ,75 vjeçari nuk u mbijetoi plagëve të marra

Lulash Qepuri, 75 vjeç u plagos rëndë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Stom-Golem të Shkodrës.

I moshuari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Sipas informcioneve të siguruara, një person është futur në lokalin e viktimës dhe ka qëlluar me armë zjarri ndaj 75 vjeçarit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se arma e gjetur jashtë lokalit dyshohet se i përket djalit të viktimës. Në vendin e ngjarjes janë gjendur mbi 20 gëzhoja, 4 nga të cilat të llojit shotgun dhe të tjerat armë automatik.

Dyshohet se ka qenë djali i viktimës i cili ka qëlluar në drejtim të automjetit të autorit. E pas këtij momenti ai ka marrë ne telefon policinë, duke e lajmëruar për ngjarjen. 76 vjeçari u dërgua menjëherë në spital por fatkeqsisht nuk i mbijetoi plagëve të marra.

I moshuari u qëllua 4 herë me shotgun, nga ku mori 3 plumba. Viktima e atentatit të mbrëmshëm në Shkodër, Lulash Qepuri, rezulton emër i njohur për policinë.

11 vite më parë, me konkretisht në tetor të vitit 2011 ai u arrestua nga policia pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin, ku u ekzekutua mbrëmë, por edhe në banesën e tij ngjitur me lokalin, janë gjetur e sekuestruar armë zjarri, municione luftarake si dhe fara të bimës narkotike kanabis sativa.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...