5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Vazhdon lufta me zjarret në Greqi, evakuohen banorët në Evia

Dhjetëra zjarrfikës kanë luftuar me zjarret në ishullin Evia të Greqisë të ndihmuar edhe nga aeroplanët që lëshojnë ujë. Zjarri që shpertheu në ishullin Evia detyroi evakuimin e disa banorëve.

Rreth dy javë më parë pjesa veriore e këtij ishulli ishte e shkatërruar nga flakët.

Zjarri që përfshiu një pjesë të ishullit më 22 gusht po përhapej në drejtim të fshatit turistik bregdetar Marmari. Evia është në verilindje të kryeqytetit Athinë.

Autoritetet e mbrojtjes civile kishin njoftuar të dielën një “rrezik shumë të lartë” zjarri në shumë zona të Greqisë. Qeveria greke ka fajësuar për fatkeqësinë valën më të keqe të të nxehtit në dekada. Ky vend gjatë muajve të verës është përballur me temperatura të larta, nga 42 deri në 44 gradë Celsius.

Që nga muaji korrik zjarret e egra kanë shkatërruar ishujt Evia dhe Rodos si dhe pyjet në veri dhe juglindje të Athinës, dhe disa pjesë të gadishullit të Peloponezit. Si pasojë, tre persona kanë vdekur.

Shkencëtarët e klimës paralajmërojnë se moti ekstrem dhe zjarret e ashpra do të bëhen gjithnjë e më të zakonshme për shkak të ngrohjes globale të krijuar nga njeriu

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...