7.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Vdekja e Liam Payne: Nga një akt i menduar vetëvrasës, policia vazhdon të thelloj misterin se e vërteta ska dal

Ndonëse vdekja e Liam Payne më 16 tetor në Buenos Aires të Argjentinës fillimisht dukej si një akt vetëvrasës, autoritetet lokale rreth tre javë më vonë përjashtuan mundësinë e një vetëvrasjeje. Hetuesit thonë se ata besojnë se Payne nuk kishte ndërmend të vdiste, pasi, sipas gjendjes në të cilën ai ndodhej, ai nuk ishte i vetëdijshëm për veprimet e tij.

Hetuesit theksuan se, edhe pse disa prova nga historia mjekësore e viktimës ende mbeten për t’u analizuar, mungesa e instinkteve të vetëmbrojtjes ose të vetëruajtjes gjatë momentit të rënies, së bashku me prova të tjera të rëndësishme, çon në përfundimin se ai nuk ishte plotësisht ose fare i vetëdijshëm në momentin kur ra. Ky informacion u bë i njohur për publikun përmes një njoftimi zyrtar.

Ekspertët mjekoligjorë, të cilët kryen ekzaminimin, zbuluan se në sistemin e Payne-s në momentin e vdekjes kishte alkool, kokainë dhe një antidepresiv. Ky informacion shton dyshimet në lidhje me gjendjen e tij fizike dhe mendore para ngjarjes fatale.

Në kuadër të hetimeve të vazhdueshme, tre persona janë arrestuar dhe akuzuar për braktisje të viktimës, si dhe për furnizim me lëndë narkotike ose lehtësimin e furnizimit të tij me këto substanca. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, një prej të arrestuarve ka qenë personi që e ka shoqëruar këngëtarin 31-vjeçar gjatë gjithë qëndrimit të tij në Buenos Aires.

Dëshmitarët që ndodheshin afër Liam Payne në momentin para vdekjes flasin për tre punonjës hoteli dhe dy gra që ishin me të në dhomën e tij, por që kishin larguar disa minuta përpara momentit të rënies. Sipas hetuesve, ky informacion po shqyrtohet gjithashtu si një mundësi për përfshirjen e një personi të tretë në ngjarjet që çuan në tragjedinë e tij.

Një nga punonjësit e hotelit, që ishte dëshmitar i ngjarjes, ka thënë se Liam Payne dukej i dehur dhe i droguar kur bëri një shpërthim në dhomën e tij, gjë që ngriti shqetësime për mundësinë e një veprimi që mund të kërcënonte jetën e tij. Ky punonjës thirri 911 për ndihmë, duke thënë: “Duhet të dërgoni dikë menjëherë sepse nuk e dimë nëse është në rrezik. Dhoma e tij ka një ballkon dhe kemi frikë se ai mund të bëjë diçka që kërcënon jetën e tij”.

Payne, i cili ndodhej në pushime në Argjentinë me partneren e tij, Kate Cassidy, kishte postuar një video disa ditë para vdekjes, ku ai dhe Cassidy po shijonin mëngjesin bashkë dhe ai dukej në humor të mirë. Megjithatë, më 14 tetor, Cassidy kishte ndarë një video në TikTok ku njoftonte se po kthehej në SHBA. Ajo shprehte: “Unë jam gati të shkoj. Sinqerisht, e dua Amerikën e Jugut, por nuk më pëlqen të qëndroj gjatë në një vend. Shkuam për pesë ditë, të cilat u kthyen në dy javë dhe unë isha sikur duhet të shkoja në shtëpi”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT