6.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Vdekja e presidentit Iranian , Putin bën levizjen e radhës telefonon presidentin e perkohshëm të Iranit

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar këtë të hënë një bisedë telefonike me presidentin e përkohshëm të Iranit, Mohammad Mokhber. Kremlini bën me dije se gjatë bisedës të dy liderët theksuan “qëllimin e tyre të ndërsjellë për të forcuar më tej ndërveprimin ruso-iranian”.

Mokhber u konfirmua se do të merrte qeverisjen e vendit në baza të përkohshme pas vdekjes së presidentit Ebrahim Raisi. Ai është pjesë e këshillit prej tre personash, së bashku me kryetarin e parlamentit dhe kreun e gjyqësorit, do të organizojnë zgjedhjet e reja presidenciale brenda një maksimumi prej 50 ditësh.

Presidenti i Iranit së bashku me ministrin e Jashtëm vdiqën pas një aksidenti ajror pasditen e të dielës. Mjeti fluturues u rrëzua pasi hasi në një mjegull të dendur. Pjesë të tij u gjetën në rrugën drejt fshatit iranian Khoilar Kalam.

Ishte një dron turk që zbuloi një “burim nxehtësie” në një zonë të Azerbaixhanit lindor, ku menjëherë u dërguan 73 skuadra shpëtimi, të cilat vepruan në kushte meteorologjike të vështira, me shi dhe mjegull, që reduktonin shikueshmërinë. Vendngjarja ndodhet rreth 100 kilometra nga qyteti Tabriz. Edhe presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi dërgimin e dy avionëve, një helikopteri dhe 50 efektivëve për të kërkuar helikopterin.

Ndërkohë, me një mesazh drejtuar aleatëve, por edhe armiqve, duke nisur nga Izraeli, ajatollahu Ali Khamenei, lideri suprem i vendit, ka siguruar se në Iran nuk do të ketë një vakum pushteti. Edhe vetë qeveria iraniane ka deklaruar se do të vijojë punën pa ndërprerje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vitamina D mund të ulë rrezikun e hospitalizimit për infeksione serioze të frymëmarrjes

0
Një studim i madh nga Universiteti i Surrey, i publikuar në The American Journal of Clinical Nutrition, ka zbuluar se niveli i ulët i...

Artan Hoxha: “Nëse Rama nuk shkon vetë, agjentët e BKH mund ta thërrasin në...

0
Gazetari Artan Hoxha deklaroi se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të shkojnë në zyrën e kryeministrit Edi Rama për të marrë deklarime...

Shpresë për pacientët me kancer pankreasi: Terapia e re spanjolle tregon regresion të plotë...

0
Studiuesit spanjollë kanë arritur një përparim të rëndësishëm në luftën kundër kancerit të pankreasit. Një kombinim i tre barnave ka shkaktuar regresion të plotë...

OBSH: Rreziku nga virusi Nipah në Indi konsiderohet i ulët, asnjë përhapje e re...

0
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi këtë të premte se pas konfirmimit të dy rasteve të virusit Nipah në Indi, rreziku i përhapjes mbetet...

Shtypja e tabletave mund të jetë e rrezikshme: Farmacistja britanike paralajmëron për efektet anësore...

0
Shumë njerëz që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave zgjedhin t’i shtypin ato ose të hapin kapsulat për t’i marrë më lehtë, por kjo...