Sot mëngjes, rreth orës 04:35, Mihal Pavllo Mërkuri, 47 vjeç, i dënuar i sigurisë së lartë, ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, njofton QSUT.
Sipas njoftimit zyrtar, Mërkuri ishte i shtruar në Reanimacionin Qendror, Pavijoni i Kirurgjisë, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për hemoperitoneum. “Vdeja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë,” thuhet në deklaratën e spitalit.
Mërkuri, lindur më 25 janar 1979 në Sarandë, ishte i dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”. Ai ishte ekstraduar nga Greqia më 20 qershor 2023 dhe më pas transferuar në IEVP Burrel më 15 shkurt 2025, nga IEVP Korçë.
Sipas QSUT, i ndjeri ishte shtruar në spital më 18 janar 2026, rreth orës 20:21, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. Autoritetet shtojnë se për rastin po zbatohen të gjitha procedurat e përcaktuara ligjore.






