Ditën e djeshme, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi, që deri më 3 maj, personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, në drejtim të Shqipërisë, duhet t’i nënshtrohen një karantine 14 ditore, për shkak numrave në rritje me COVID në këto dy shtete.
Lidhur me këtë zhvillim kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se në lidhje me vendimin, nuk ka targetin për ta komentuar, pasi shtoi se nuk është përgjegjësi e KQZ.
Ai shtoi se anëtarët e KQZ, nuk janë doktorë dhe kush paraqitet në qendrat e votimit sipas tij, do të lejohet të votojnë.
“Ju e kuptoni që skam asnjë lloj targeti për ta komentuar vendimin. Është në përgjegjësinë e tyre, çështjen e shëndetit në raport me pandeminë i përkasin institucioneve të tjera. Si komisioner e kam të ndaluar ta komentoj këtë. Ligjërisht them se ka të bëjë me sigurinë e shëndetit, cilido mund ta komentojë si të dojë. Në procesin e votimit, se kam pasur disa pyetje, anëtarët e KQZ, nuk janë doktorë, nuk bëjnë vlerësim të askujt nëse duhet apo s’duhet të paraqitet në qendrat e votimit. Kush paraqitet atje do të lejohet të votojë”, tha Celibashi.
Në lidhje me votimin e personave që vuajnë dëminet më burgje, por edhe ato që janë të shtruar në sptiale, Celibashi tha se:
“Në asnjë prej spitaleve nuk janë ngritur qendra votimi, për shkak të pandemisë, sepse nuk duam të vendosim në rrezik komisionerët. Ata votojnë në qendrën e tyre të votimit, por mbetet në menaxhimin e policisë dhe mesa di unë është e zgjidhur si problem. Di të them që në të gjitha institucionet do të ngrihen qendra votimi, jemi në komunikim me drejtorinë e burgjeve. Numrin nuk e kam në total të atyre që do të votojnë, por do ua bëj me dije më vonë”.