20.6 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

KQZ paralajmëron se do të ketë sanksione të rënda për përgjegjësit, nëse nxjerrin rezultate të kundërta nga ato që janë konfirmuar nga komisionerët

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se nëse një parti politike do të kërkojë hapjen e kutive të votimit, KQZ do t’i hapë dhe do të bëjë një vlerësim të fletëve të votimit.

Në një komunikim me gazetarët, Celibashi paralajmëroi se do të ketë sanksione të rënda për përgjegjësit, nëse nxjerrin rezultate të kundërta nga ato që janë konfirmuar nga komisionerët.

“Në lidhje me sigurinë e procesit do të sjell disa gjëra në vëmendje të publikut, për të konfirmuar që çfarë KQZ ka bërë, janë të tilla që sigurojnë procesin zgjedhor dhe vullnetin e votuesve. Jam i sigurt që procesi, veçanërisht ai i nxjerrjes së rezultatit, nuk do të ketë probleme. Komisionerë, të cilët do të angazhohen në këtë proces, janë të ndërgjegjësuar për të gjitha penalitetet që do të kenë, nëse sjellja e tyre do të jetë në kundërshtim me detyrën që ka. KQZ nuk do të tolerojë në asnjë mënyrë dhe për asnjë rast asnjë komisioner, që do të vërë në provë forcën e ligjit për çdolloj arsye.

“Me dispozitat e reja të kodit zgjedhor, tani është sanksionuar e drejta e cdo subjekti që qoftë edhe pa asnjë arsye të kërkoje hapjen e kutive të votimit dhe të bëhet këqyrja e fletëve të votimit për të parë nëse ato fletë që do të këqyren dhe votat që do dalin  janë në përputhje me rezultatin që kanë konfirmuar komisionarët apo jo. Nëse do të rezultojë e kundërta ata që do të jenë përgjegjës kanë penalitete nga 1-7 vite burg.

Do ta theksoj këtë për ti hequr çdo kujt atë “interesin” apo dhe dëshirën që gjatë procesit të nxjerrjes së rezultatit të demonstrojnë në tabelën e rezultateve një rezultat të ndryshëm nga ai të cilin gjejnë në kutinë e votimit.

Pas procesit zgjedhor kushdo që do të kërkojë hapjen e kutive të votimit, KQZ do të hapë kutitë dhe do të bëjë një rivlerësim atyre fletëve të votimit.

Nëse dikush dje ka menduar se mjafton të nxjerrim rezultatin, kutitë do mbyllen dhe nuk do merret njeri me këtë punë. Jo do merremi me këtë punë”, tha Celibashi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...