1.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Vendimi për rritjen e paave të punonjësve të Sektorit Publik, ja kush përfiton

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për rritjen e pagave për punonjësit e sektorit publik, që do të hyjë në fuqi nga data 1 korrik. Ky vendim do të përfshijë 135 mijë punonjës të administratës shtetërore, duke përfshirë punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar, sistemit shëndetësor, sistemit të sigurisë së vendit (Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve, Garda e Republikës, Forcat e Armatosura, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi) dhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore.

Ministri i Financave, Ervin Mete, deklaroi se kjo rritje synon të çojë pagën mesatare në sektorin publik në 105 mijë lekë. Kostot për zbatimin e kësaj politike llogariten në rreth 11 miliardë lekë për gjysmën e dytë të vitit dhe në rreth 40 miliardë lekë në total për buxhetin.

Gjithashtu, parashikohet një indeksim i të gjitha pagave në administratën publike me normën e inflacionit, që do të realizohet çdo dy vjet, duke filluar nga viti 2026.

Sektorët dhe Detajet e Rritjes së Pagave:

Ushtria:

– Ushtari bazë: 71 mijë Lekë
– Rreshteri: 80 mijë Lekë
– Majori: 107 mijë Lekë
– Koloneli: 158 mijë e 500 Lekë
– Gjenerali: 190 mijë Lekë
– Trajtim ushqimor: 16 mijë Lekë

Zjarrfikësit:

– Asistent Zjarri: 60 mijë Lekë
– Zjarrfikës: 65 mijë Lekë
– Kryezjarrfikës: 70 mijë Lekë
– Kryeinspektor zjarrfikës: 85 mijë Lekë
– Inspektor zjarrfikës: 75 mijë Lekë
– Komisar zjarrfikës: 105 mijë Lekë
– Drejtues zjarrfikës: 155 mijë Lekë
– Drejtues i parë zjarrfikës: 140 mijë Lekë
– Drejtues i lartë zjarrfikës: 160 mijë Lekë

Sistemi arsimor:

– Mësuesi në arsimin e mesëm të lartë me kualifikim dhe mbi 15 vite eksperiencë: 98 500 Lekë
– Mësuesi në arsimin e mesëm të ulët me mbi 15 vite vjetërsi: nga 75 800 në 96 000 Lekë
– Mësuesit e ciklit fillor me mbi 15 vite eksperiencë: nga 72 mijë Lekë në 95 200 Lekë
– Punonjësit e shërbimit psiko-social: 910 Euro
– Oficerët e sigurisë: 800 Euro

Sistemi shëndetësor:

– Mjekët e përgjithshëm: rritje me 20 mijë Lekë mbi pagën ekzistuese
– Infermierët: rritje me 15 mijë Lekë mbi pagën ekzistuese
– Punonjësit e administratës së sistemit shëndetësor: 15 deri në 20 përqind rritje të pagës aktuale

Sektori i burgjeve:

– Rritja varion nga 13 deri në 27 përqind
– Rritja nga 6 mijë Lekë deri në 33 mijë e 600 Lekë, e përshkallëzuar sipas gradave
– Aspirantët e Policisë së Burgjeve: paguhen me 80 për qind të pagave të inspektorit

Kjo rritje pagash synon të përmirësojë kushtet e jetesës për punonjësit e sektorit publik dhe të përforcojë motivimin dhe performancën në detyrat e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT