11.5 C
Tiranë
Sunday, March 29, 2026
spot_img

“Verdiktin do ta japë Luna” – Moment prekës mes Luizit dhe Stenaldos në BBVIP 5

Një bisedë mjaft emocionale është zhvilluar ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” mes Stenaldos dhe Luiz Ejllit, fituesit të edicionit të dytë të reality show-t.

Gjatë bisedës, Luizi i rrëfeu Stenaldos se tashmë në jetën e tij ka dy shokë të vegjël, duke iu referuar vajzës së tij, Lunës. Teksa fliste për të bijën, Stenaldo u shpreh me ndjeshmëri se shpreson që një ditë ta takojë edhe ai.

Luizi, me stilin e tij karakteristik, u përgjigj se në ditën që do të vijë ta marrë, nuk do të jetë kurrë pa Lunën, duke shtuar se pikërisht ajo do të jetë “qershia mbi tortë”. Sipas këngëtarit, Luna do të jetë ajo që do të japë verdiktin final për Stenaldon, nëse është vërtet ai person që Luizi ka njohur brenda shtëpisë.

“Do i them ky është Stenaldo, do ta ul në prehër dhe do shoh reagimet e saj. Ajo do ta japë verdiktin final”, u shpreh Luizi.

Fjalët e tij prekën thellë Stenaldon, i cili nuk i mbajti dot lotët. Për ta lehtësuar momentin, Luizi ndërhyri me shaka, duke i thënë se “nuk qajnë burrat”, duke sjellë edhe buzëqeshje mes emocioneve.

Ky moment u vlerësua nga banorët dhe publiku si një nga bisedat më të ndjera dhe njerëzore të këtij edicioni të “Big Brother VIP 5”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 29 Mars 2026

0
♈ Dashi Ditë e favorshme për të planifikuar dhe për të nisur projekte të reja. Kujdes me vendimet impulsive në marrëdhënie. ♉ Demi Kërkohet qetësi dhe durim....

Parashikimi I motit, e Diel, 29 Mars 2026

0
Më 29 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm, me kushte tipike pranverore dhe kthjellime të shpeshta në pjesën më të madhe...

Rama: “Po përgatitemi për zgjedhjet e 2027, organizimi është a-ja, pagat dhe pensionet rriten...

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke theksuar rëndësinë e organizimit të brendshëm dhe...

Rama në Asamblenë e PS: “Pensionet do të dyfishohen çdo vit, pagat rriten, shteti...

0
Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Njësinë nr.2 këtë të shtunë, u ndal te çështjet ekonomike dhe sociale që prekin jetën...

“Mbylle gojën ose të nxjerr vetë jashtë” – Elisa Spiropali, sherri që tronditi mbledhjen...

0
Pas një viti në dy nga postet më të rëndësishme të shtetit – 6 muaj si kryetare e Kuvendit dhe 5 muaj ministre e...