5.5 C
Tiranë
Saturday, April 5, 2025
spot_img

Vështirësi në frymëmarrje edhe pas shërimit nga COVID/ Studimi shpjegon disa nga simptomat

Ndërveprimi midis proteinave “spike” të koronavirusit SARS-CoV-2 dhe qelizave të rrugëve të frymëmarrjes njerëzore mund të shkaktojë ndryshime të qëndrueshme në shprehjen e gjeneve, që mund të shpjegojnë pse disa pacientë me Covid të gjatë vazhdojnë të përjetojnë vështirësi në frymëmarrje për muaj edhe pas shërimit. Kjo është ajo që del nga disa studime të kryera mbi kulturat e qelizave njerëzore dhe të prezantuara gjatë takimit virtual Experimental Biology (EB) 2021.

Covid-19 është i mbuluar me gunga të vogla, të natyrës proteinike, në formë të thumbave që lidhen me një receptor të veçantë qelizor (ACE2) gjatë infeksionit dhe lejojnë që patogjeni të lëshojë materialin e tij gjenetik brenda qelizave. Ekipi i udhëhequr nga Nicholas J. Evans, nga Texas Tech University, përsosi një metodë të mëparshme të kulturës qelizore për të marrë, in vitro, një grup qelizash të frymëmarrjes njerëzore që ishte sa më afër, për sa i përket kushteve fiziologjike dhe përgjigjeve, ndaj atyre të mushkërive.

Kur këto qeliza u ekspozuan ndaj përqendrimeve pak a shumë masive të proteinave “spike” të pastruara (d.m.th pa virus), ato filluan të tregojnë ndryshime në shprehjen e gjeneve që mbetën të dukshme edhe pas përfundimit të këtij kontakti të padëshiruar. Në këtë rast, ndryshimet në shprehjen e gjeneve nga “spike” janë shfaqur në gjenet e përfshira në përgjigjen inflamatore.

Duke krahasuar rezultatet me të dhënat e dala nga studimet mbi pacientët me infeksion Covid-19, u pa ajo që në kulturat qelizore reflekton realitetin. Këto ndryshime në shprehjen e gjenit në qelizat e rrugëve të frymëmarrjes mund të shpjegojnë pjesërisht disa simptoma të vazhdueshme të frymëmarrjes të raportuara nga pacientë me Covid të gjatë, si mungesa e frymëmarrjes dhe lodhja.

Duke përdorur këtë bazë kërkimore, e cila simulon efektet e kulmit gjatë infektimit, ne ndoshta mund të zgjidhim disa nga misteret për origjinën e Covid-it të gjatë, një pandemi e dytë me të cilën do të duhet të merremi për një kohë të gjatë.

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Donald Trump shfaq “Gold Card” në Air Force One: “Për 5 milionë dollarë, kjo...

0
Donald Trump ka tërhequr vëmendjen gjatë një konference në Air Force One, ku tregoi me krenari “Gold Card”-in e tij, një kartë prej 5...

Sfidat argëtuese të Big Brother VIP Albania 4: Gjesti vesh fustanin e Eglit

0
Një tjetër sfidë argëtuese ka mbajtur banorët e Big Brother VIP Albania 4 të angazhuar, ku ata u përballën me një lojë të re...

Zbulimi i rëndësishëm i Fosileve të gjitarëve mishngrënës në ultësirat e Himalajeve

0
Një grup studiuesish, përfshirë Dr. Steven Jasinski nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Harrisburg, ka bërë një zbulim të rëndësishëm në ultësirat Himalayan...

Ervin Karamuço flet për Sulmin Kibernetik ndaj e-maileve të Prokurorëve të SPAK: “Ka persona...

0
Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar mbi sulmin kibernetik që ka ndodhur më 12 mars 2025 ndaj e-maileve të prokurorëve të SPAK, duke...

Politikat tregtare të Donald Trump: Tarifa të papritura për Ishujt pa popullsi

0
Politikat tregtare të administratës Trump kanë shtrirë ndikimin e tyre edhe në territore të largëta dhe të pabanuara, duke përfshirë ishuj të tillë si...