28.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Vështirësi në frymëmarrje edhe pas shërimit nga COVID/ Studimi shpjegon disa nga simptomat

Ndërveprimi midis proteinave “spike” të koronavirusit SARS-CoV-2 dhe qelizave të rrugëve të frymëmarrjes njerëzore mund të shkaktojë ndryshime të qëndrueshme në shprehjen e gjeneve, që mund të shpjegojnë pse disa pacientë me Covid të gjatë vazhdojnë të përjetojnë vështirësi në frymëmarrje për muaj edhe pas shërimit. Kjo është ajo që del nga disa studime të kryera mbi kulturat e qelizave njerëzore dhe të prezantuara gjatë takimit virtual Experimental Biology (EB) 2021.

Covid-19 është i mbuluar me gunga të vogla, të natyrës proteinike, në formë të thumbave që lidhen me një receptor të veçantë qelizor (ACE2) gjatë infeksionit dhe lejojnë që patogjeni të lëshojë materialin e tij gjenetik brenda qelizave. Ekipi i udhëhequr nga Nicholas J. Evans, nga Texas Tech University, përsosi një metodë të mëparshme të kulturës qelizore për të marrë, in vitro, një grup qelizash të frymëmarrjes njerëzore që ishte sa më afër, për sa i përket kushteve fiziologjike dhe përgjigjeve, ndaj atyre të mushkërive.

Kur këto qeliza u ekspozuan ndaj përqendrimeve pak a shumë masive të proteinave “spike” të pastruara (d.m.th pa virus), ato filluan të tregojnë ndryshime në shprehjen e gjeneve që mbetën të dukshme edhe pas përfundimit të këtij kontakti të padëshiruar. Në këtë rast, ndryshimet në shprehjen e gjeneve nga “spike” janë shfaqur në gjenet e përfshira në përgjigjen inflamatore.

Duke krahasuar rezultatet me të dhënat e dala nga studimet mbi pacientët me infeksion Covid-19, u pa ajo që në kulturat qelizore reflekton realitetin. Këto ndryshime në shprehjen e gjenit në qelizat e rrugëve të frymëmarrjes mund të shpjegojnë pjesërisht disa simptoma të vazhdueshme të frymëmarrjes të raportuara nga pacientë me Covid të gjatë, si mungesa e frymëmarrjes dhe lodhja.

Duke përdorur këtë bazë kërkimore, e cila simulon efektet e kulmit gjatë infektimit, ne ndoshta mund të zgjidhim disa nga misteret për origjinën e Covid-it të gjatë, një pandemi e dytë me të cilën do të duhet të merremi për një kohë të gjatë.

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...