21.5 C
Tiranë
Sunday, October 27, 2024
spot_img

“Vetëm Zoti dhe populli i 2 marsit mund të mbrojnë Shqipërinë”/ Meta: “Mezi po e pres 24 korrikun 2022”

Presidenti Ilir Meta thotë se mezi pret që të përfundojë mandati i tij në krye të shtetit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta risjell në vëmendje një deklaratë të bërë një ditë më parë ku thot se situata po ndryshon me shpejtësi.

Sipas Presidentit, vetëm Zoti dhe populli i 2 marsit mund të mbrojnë Shqipërinë.

Postimi i Ilir Metës:

Zoti dhe populli i 2 Marsit e ruajnë dhe e mbrojnë Shqipërinë! Ndjenja e shqiptarëve për të reaguar ndaj një arrogance që synon t’i frikësojë, t’i depersonalizojë edhe t’i largojë nga vendi, është e jashtëzakonshme.

Situata po ndryshon me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe me një dinamikë të shkëlqyer. Unë mezi po e pres 24 korrikun 2022.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT