Një ngjarje e rëndë është shënuar në Bathore. Burime zyrtare të policisë bëjnë të se është vetëvarur në banesë 45-vjeçari B. Sh.
Trupi i pajetë i burrit është gjetur nga familjarët, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e këtij akti të rëndë.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.03.2022, rreth orës 17:10, në Bathore, është gjetur nga familjarët e tij i pajetë në banesë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi B. Sh., 45 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.