****
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një efektive e policisë është vetëvrarë me armën e shërbimit. Mësohet se viktima është 21-vjeçarja Aldorjana Loshi, e cila shërbente në Komisariatin e Policisë nr. 5.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:27 të datës 24 maj, në banesën e saj në rrugën ‘Ali Demi’. Aldorjana Loshi u gjet pa shenja jete nga familjarët e saj. Policia njoftoi se Loshi kishte rreth një vit e gjysmë që punonte si efektive e patrullës në Kamëz.
Motivet që e kanë shtyrë të rejen drejt aktit ekstrem janë ende të paqarta, por policia ka shoqëruar të dashurin e saj për të dhënë dëshmi. Burime bëjnë me dije se çifti kishte pasur një debat së fundmi, dhe dyshohet se kjo mund të ketë qenë arsyeja që çoi 21-vjeçaren drejt këtij akti të rëndë.
Në një njoftim zyrtar, policia deklaroi: “Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën ‘Ali Demi’, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja Aldorjana Loshi, 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5.”
Policia e Tiranës ka shoqëruar të dashurin e efektives 21-vjeçare Aldorjana Loshi, që u vetëvra me armën e shërbimit në banesën e saj në rrugën Ali Demi pasditen e sotme.
Burime bëjnë me dije se çifti kanë pasur një debat së fundmi me njëri-tjetrin.
Debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund të ketë çuar 21-vjeçaren drejt aktit të rëndë. I riu pritet të merret në pyetje për të mësuar më shumë.