24.9 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Tritol pranë hotelit të kryetarit të Rithemelimit në Malësi të Madhe

Ngjarja në Malësinë e Madhe ka shkaktuar tronditje në zonë. Policia raporton se një lëndë plasëse është hedhur në afërsi të lokalit të një shtetasi në fshatin Razëm, duke shkaktuar dëme materiale. Grupi hetimor është aktiv për të identifikuar dhe kapur autorin ose autorët e kësaj ngjarjeje. Qytetarët e zonës janë në ndjekje të ngjarjeve për të marrë informacione të reja.

Pronari i këtij biznesi, i cili ka pasur vetëm dëme materiale tek pjesa e reklamës është Fredi Sterkaj, emër i njohur në Malesinë e Madhe.

I angazhuar prej vitesh në politike, Sterkaj u zgjodh tre ditë më parë kryetar i Rithemelimit në degën e Malësisë së Madhe, ne një proces ku 4 kandidatet e tjerë u terhoqen nga gara.Sipas Sterkajt, shpërthimi nuk ka lidhje me pronën e tij dhe me familjen e tij. Parkingu është i fshatit turistik të Razmës dhe aty parkojnë, të gjithë, thotë Sterkaj

“Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...