15.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

“Vetingu i politikanëve është instrumenti që shkëput lidhjet e politikës me krimin”/ Basha: “Përse i është lidhur gjuha Berishës për të denoncuar oligarkët dhe kriminelët?”

Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh gjatë një takimi me anëtarët e Partisë Demokratike në Degën 2 në Tiranë, se vetingu i politikanëve është instrumenti që ndan shapin nga sheqeri dhe shkëput lidhjet e politikës me krimin.

Kryedemokrati Basha u shpreh se demokratët i bashkon një qëllim i vetëm, rruga drejt të ardhmes, që sipas tij është shkëputja nga 30 vitet e tranzicionit dhe nga treshja Rama-Meta-Berisha që e kanë mbajtur peng Shqipërinë.

Gjithashtu gjatë takimit kryedemokrati theksoi se ish-kryeministrit Berisha i është lidhur gjuha për të denoncuar krimin dhe oligarkët, pasi ata janë vendosur në mbështetje të tij.

“Çfarë na mbledh këtu të gjithëve ne bashkë? Shqetësimi për gjendjen ku është Shqipëria, vetëdija që nuk ka opozitë tjetër përveç Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe besimi se do t’ia dalim në krye, në këtë betejë që nuk bëhet për hallet tona personale, nuk bëhet as vetëm për interesat politike të Partisë Demokratike, bëhet për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Ndaj, nuk ka rrugë tjetër përveç suksesit dhe fitores. Kemi thënë zgjedhim të ardhmen. Çfarë do të thotë Zgjedhim të Ardhmen? Sot, në këtë fillim të ftohtë të një viti, pas një viti shumë të mbrapsht për Shqipërinë, në kuptimin e shëndetit, në kuptimin e ekonomisë, në kuptimin e demokracisë së rrënuar nga masakra zgjedhore e 25 prillit, në kuptimin e plagëve në trupin e familjeve shqiptare. Që nga papunësia, tek varfëria, tek emigracioni, në kuptimin e hapave pas, apo katastrofës le ta themi më mirë, që ka mbërthyer shëndetësinë, arsimin, mbështetjen ekonomike.

Çfarë do të thotë të zgjedhim të ardhmen? E pra, së pari do të thotë të shkëputemi nga 30 vite tranzicion. Nga kalorësit e apokalipsit. Nga ajo treshe që sot është bërë bashkë për të mbajtur peng Shqipërinë, për ta mbajtur Shqipërinë pronë dhe plaçkë të vetën dhe për të cilën i vërtiten Partisë Demokratike me këtë egërsi, sepse është pengesa e vetme. E tillë është sot, është shpresa e vetme dhe si e tillë duhet shpërfaqur para çdo shqiptari. Një politikë që ka humbur çdo interes për fatin e njerëzve dhe jo më për të zgjidhur hallet e tyre. Një demokraci e zhbërë deri në fund. Një parlament që nuk ka ardhur si vullnet i votës së qytetarëve, siç e thotë dhe raporti i OHDIR-it. Me një pushtet vendor të degraduar pas 30 e ca vitesh demokraci, më të përqendruar se kurrë në grushtin e disa çifligarëve që as bashkiakë nuk meritojnë të quhen. Dhe në vend që t’iu shërbejnë qytetarëve, ju marrin qindarkat e fundit që iu kanë mbetur, pasi ua merr qeveria qendrore, për t’ua djegur me afera korruptive si Inceneratorët. Se e vetmja gjë që djegin inceneratorët janë taksat e Shqiptarëve, një drejtësi e paralizuar me ndonjë lëvizje të vogël kohëve të fundit por jo të mjaftueshëm për të kaluar testin, janë institucione te cilët nuk i takojnë qytetareve.

Misioni ynë i parë në rrugën për ti kthyer shpresën shqiptarëve pasi jemi ndarë nga e keqja, pasi kemi vendosur ta lejmë pas të keqen, hijet e të shkuarës, korrupsionin. Është t’i kthejmë politikës fytyrën njerëzore. Si i kthehet politikës fytyra njerëzore? E di njëri si i kthehet fytyra njerëzorë? Duke zgjedhur më të mirën, si zgjidhen më të mirët? Duke siguruar që vota të fillojë të funksionojë, se po nuk funksionoi vota, zgjidh më të mirën ti, por prapë se prapë do të mbushet parlamenti dhe bashkitë me hunjtë e gardhit dhe me figurën e krimit dhe më të korruptuarit, siç ndodh kur ti nuk ke demokraci të vërtete.  Të zgjedhim më të mirën do të thotë që brenda radhëve tona dhe në bashkëbisedim me forcat e gjalla të shoqërisë që kërkojnë ndryshim, siç nuk pajtohemi ne dhe që të bashkohen me ne në betejën për ndryshim, do të thotë në radhë të parë të lirojmë karriget e zëna për 30 vjet. Ku do të ulen ata? Në qoftë se mandatet janë të përjetshme? Në qoftë se pushteti është i përjetshëm? Apo edhe me keq i trashëgueshëm, kjo nuk është më demokraci.

Dhe së dyti duke u mundësuar me të gjitha instrumentet që politika të jetë në shërbim të njerëzve prandaj insistojmë tek vettingun i politikaneve edhe këtu shumica absolute e shqiptarëve Partia Demokratike në Bllok është për vettingun e politikaneve. Jam i saktë apo jo? E ndjej këtë mbështetje kudo, e kemi artikuluar në 2018, e futen në labirinte prapë e kemi çuar në parlament. Pse këta që bëjnë vettingun për gjyqtarë, prokurorë, zdrukthuare, punonjës policie, noter, për të gjitha nuk pranojnë  vettingun për veten e tyre? Pse? Pse? Sepse ndahet shapi nga sheqeri. E lehtë të akuzosh nga mëngjesi deri në darkë, të shpifesh siç shpif Sali Berisha me Edi Ramën, Erion Veliaj me shokë. Një ditë nuk kanë shkuar tek 5-Maji. Kjo deputetja që keni këtu ka qenë shtatzënë kur shkonte tek 5-Maji edhe hidhej gaz. Para një jave ishin deputet tanë atje, ku ishin këta që shpifin nga mëngjesi deri në darkë? Pse nuk denoncojnë? Pse iu është lidhur gjuha Sali Berishës për të denoncuar oligarkët dhe kriminelet qëkur ka nisur turin e tij personal për hallin e tij personal? Kemi 6 vite që denoncojmë aferën e inceneratorëve dhe ju e dini mjaft mire që një ministër i Edi Ramës sot është prapa hekurave. A është fundi? Jo.”, tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT