8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Video/ Atentati ndaj Klaudio Prendit:Merren në pyetje tre efektivët e policisë që e shoqëronin

Zbardhen detaje të reja rreth atentatit të ndodhur pak pas mesnatës të datës 19 nëntor, në zonën e Xhamllikut, ndaj 27-vjeçarit Klaudio Prendi. Sipas informacioneve të fundit, Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Fran Prendi, i cili ishte larguar nga sistemi në vitin 2020, ndodhej në një lokal kur u ekzekutua. Ai ishte shoqëruar nga tre policë, shokë të tij.

Rreth orës 01:00 të mëngjesit, Klaudio Prendi është ngritur nga tavolina, ka shkuar drejt automjetit të tij G-Class, i parkuar disa metra larg lokalit, në rrugën kryesore. Në momentin që ka hipur në makinë, një “Audi A4” është afruar menjëherë dhe nga xhami i pasëm i tij është hapur zjarr në drejtim të tij. Ngjarja ka ndodhur shumë shpejt.

Për hetimin e ngjarjes, AMP (Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore) ka nisur hetimet për tre efektivët e Policisë së Shtetit që ndodheshin në shoqërinë e Klaudio Prendit, për të sqaruar rolin e tyre pas krimit. Po ashtu, autorët e vrasjes kanë djegur automjetin në zonën e Shkozës, ku është gjetur arma e përdorur në atentat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...