10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Video/Operacioni tokësor i Ushtrisë Izraelite në Liban, Meloni: “Po ndjek nga afër situatën dramatike”

Një video nga nisja e operacionit tokësor të ushtrisë izraelite në Liban është publikuar sot, duke treguar ushtarët që përgatiten me veshje dhe municione për ndërhyrjen në kufi.

Pamjet me dron tregojnë se gjatë zhvillimit të operacionit janë kryer luftime tokësore, të mbështetur nga tanket e Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF). Ushtarët duket se kanë përparuar në kufi duke lokalizuar disa hapësira të kufirit të Libanit. Operacioni tokësor i Izraelit ka filluar gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ka ngritur shqetësime ndërkombëtare, përfshirë ato të Kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Ushtria izraelite ka kaluar kufirin për të luftuar Hezbollah në fshatrat pranë Libanit jugor. Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për zbutjen e tensioneve, forcat ushtarake izraelite kanë vijuar përparimin e tyre.

Unë po ndjek nga afër situatën dramatike në Liban dhe kam kontakte të vazhdueshme me ministrat e mbrojtjes dhe të jashtëm,” deklaroi Meloni. Ajo theksoi se prioritet është mbrojtja e civilëve dhe siguria e ushtarëve italianë që janë pjesë e kontingjentit Unifil në Liban.

Mbrojtja e civilëve mbetet prioritet, si dhe garantimi i sigurisë së ushtarëve të kontingjentit italian. Italia do të vazhdojë të punojë me aleatët e saj për stabilizimin e kufirit midis Izraelit dhe Libanit dhe për kthimin e personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre. Ndalimi i përshkallëzimit të situatës në nivel rajonal është urgjent dhe i nevojshëm, dhe Italia do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj edhe si presidente e G7.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...