29 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Gjykata e Tiranës sekuestron pasuritë e punonjëses së shtetit që pastronte paratë e vëllait të saj

Gjykata e Tiranës ka firmosur një urdhër për sekuestro preventive të 6 apartamenteve dhe 6 automjeteve luksoze, të cilat dyshohet se janë blerë me para të pastruar nga aktiviteti kriminal. Në qendër të hetimeve është Irma Hasani, një punonjëse e Shërbimeve Qeveritare, e cila dyshohet se ka pastruar paratë e vëllait të saj, Oltion Hasani, i dënuar për drogë në Angli. Blerjet e pasurive janë realizuar në një periudhë dyvjeçare, nga viti 2022 deri në 2024.

Policia e Tiranës njoftoi se pasuria e sekuestruar, në emër të Irma Hasanit, ka një vlerë prej 750 mijë eurosh. Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar sekuestro në bazë të provave që tregojnë se Irma Hasani është punësuar në ‘Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare’ që nga viti 2011, me një pagë bruto prej 61.000 lekësh, dhe nuk mund të justifikonte blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme.

Verifikimet e mëtejshme zbuluan se vëllai i saj, Oltion Hasani, ishte i dënuar në Britaninë e Madhe për veprime penale në fushën e narkotikëve. Operacioni i koduar “Immediate” rezultoi me sekuestrimin e pasurive që dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e 37-vjeçarit.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë hetimeve janë verifikuar transferta bankare në llogarinë e 41-vjeçares, ku brenda një muaji ishin derdhur 180 mijë euro cash. Këto fonde janë përdorur për blerjen e një apartamenti, me 160 mijë euro të transferuara nga Irma Hasani në llogarinë e noterit.

Hetuesit kanë vërtetuar se kontratat noteriale për blerjet e pasurive të paluajtshme dhe automjeteve të shtrenjta ishin nënshkruar kryesisht në periudhën pas arrestimit të Oltion Hasanit për veprat penale. Ndërkohë, organi i akuzës ka njoftuar se puna për gjurmimin dhe identifikimin e pasurive të tjera që kanë burimin nga aktiviteti kriminal vazhdon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...