8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Video/ E quajti Sude nga Londra, Lapaj-Ramës: Je padron i 200 hajdutëve

Nga takimi me qytetarët në Durrës, kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i është përgjigjur sulmeve të kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit, gjatë takimit me shqiptarët në Londër, e cilësoi Lapajn si “Sudja që takon emigrantët në Europë dhe kërkon të bëjë Shqipërinë”.

Fjala e plotë:

Kryeministri i vendit më ka sfiduar sot nga Londra. Ka thënë sërish: “Sudja që del nëpër Europë dhe kërkon të bëjë Shqipërinë!”
Tani unë po i përgjigjem:

I dashur xhaxhi Edi!
Unë jam rritur nga dy prindër me kulturë, dhe si i tillë, kur ti, xhaxhi Edi, u bëre ministër i Kulturës, unë isha 10 vjeç. Kur ti, xhaxhi Edi, u bëre kryetar bashkie i Tiranës, unë isha 14 vjeç. Kur ti, xhaxhi Edi, përfundove 12 vite në krye të Tiranës, unë isha 26 vjeç. Kur ti, xhaxhi Edi, u bëre kryeministër, unë isha aq sa të thashë; u bëra baba, dhe ndoshta do të fejoj vajzën, ndërkohë që ti vazhdon të jesh në pushtet.

Kush është Sudja që i ka marrë në qafë shqiptarët? Ti apo unë?
Unë, Adriatiku, që për nga mosha jam pikërisht sa djali yt, kam 14 vite në opozitë, shesh më shesh, qytet më qytet, rrugë më rrugë, shtet më shtet, pa ndalim, asnjëherë!

Unë do të mbahem mend si djali i dy prindërve të thjeshtë, që luftoi me mish e me shpirt për ta ndryshuar Shqipërinë, ndërsa ti, si Edi Rama do mbahesh mend, si padron i 200 hajdutëve!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...