7.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Video/ Goditet një tjetër rast prostitucioni, dy shtetase kineze bien në pranga në Qerret të Kavajës

DURRËS – Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme të Policisë së Durrësit për goditjen e veprimtarive të paligjshme të prostitucionit në zonat turistike. Pas një hetimi dyjavor të ndjekur me metoda proaktive, është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Baza”, në kuadër të të cilit u zbuluan dhe goditën aktivitetet e një baze prostitucioni në Qerret të Kavajës.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe ata të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë dy shtetase kineze:
– C. Y., 42 vjeçe
– Y. Sh., 41 vjeçe

Të dyja akuzohen për veprën penale “Prostitucioni”.

Po ashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë 6 shtetas shqiptarë, të cilët dyshohet se kanë përfituar shërbime seksuale kundrejt pagesës.

Sipas hetimeve, dy gratë e huaja kishin marrë me qira një apartament në zonën turistike të Qerretit, ku zhvillonin aktivitetin e paligjshëm. Përmes rrjeteve sociale, ato reklamonin shërbimet e tyre dhe siguronin klientë, me çmime që varionin nga 80 deri në 200 euro për seancë.

Edhe pse kishin hyrë në Shqipëri me status turistik, ato rezultuan të përfshira në një aktivitet kriminal me synim përfitime financiare.

Gjatë operacionit, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
– shuma parash në euro dhe dollarë,
– dy telefona celularë, që shërbenin për komunikime me klientët.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Durrësit, që pritet të ndërmarrë veprime të mëtejshme ligjore.

Policia e Durrësit thekson se operacionet për goditjen e prostitucionit do të vijojnë edhe në ditët në vijim, sidomos në zonat bregdetare ku vërehet shtim i lëvizjes turistike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...