16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Video/ Konflikt në Korçë: 4 adoleshentë arrestohen pas djegies së dy makinave

Dy makina u dogjën me benzinë në orët e para të ditës së martë në dy lagje të ndryshme të qytetit të Korcës, duke nxitur dyshime për një zjarrvënje të qëllimshme.

Autorë të dyshuar të zjarrvënies janë 4 adoleshentë, të cilët para dy javësh ishin konfrontuar fizikisht me pronarët e këtyre makinave.

Burimet thanë se sherri mes dy grupeve ka nisur për një vajzë dhe më pas ka degjeneruar në grushte e shkatërrim prone me zjarr.

Policia e Korcës ka prangosur 18-vjecarin Kristo Sharko, dy 17-vjecarë dhe një 16-vjecar për dyshimet e zjarrvënies së qëllimshme.

Nga këqyrja e pamjeve filmike dhe tërësia e provave të siguruara dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur me zjarr dy makina në lagjet nr 4 dhe nr 14.

Gjatë marrjes në pyetje si të arrestuarit ashtu dhe pronarët e makinave kanë pranuar konfliktin mes tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...