10.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

VIDEO/ Qendra e qytetit Kharkiv goditet nga një sulm me raketa nga forcat ruse

Qendra e qytetit Kharkiv në Ukrainën lindore është goditur nga një sulm me raketa nga forcat ruse.

Një sërë bombash kanë rënë pranë ndërtesave kolektive në Kharkiv. Kamerat e sigurisë në një bllok pallatesh në Kharkiv të Ukrainës, kanë kapur momentin kur ndodhin një sërë shpërthimeve në një parking.

Raketa fillimisht përplaset në pjesën e përparme të ndërtesës së Administratës Rajonale Shtetërore, duke shkaktuar një shpërthim të madh e të zjarrtë, por duke dëmtuar dhe makinat aty pranë.

Një video tjetër e filmuar pas shpërthimit tregon qendrën e qytetit të shkatërruar plotësisht.

Si pasojë e këtij sulmi ajror nga forcat ruse, autoritetet ukrainase thonë se kanë humbur jetën shtatë persona dhe 14 tjerë kanë mbetur të plagosur.

Shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku ushtria ruse edhe një herë nuk hezitoi që të hedhë bomba mbi civilët.

Qyteti verilindor i Kharkiv-it ka pasur luftime të ashpra dhe bombardime ajrore që nga fillimi i sulmit rus e deri në ditën e 6-të të agresionit që jemi sot.

Kharkiv është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës me një popullsi prej 1.6 milionë banorë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...