Rrugorja e Beratit ka pezulluar lejen e drejtimit të një shtetasi dhe e ka ndëshkuar me masën administrative të 60,000 lekëve. Kjo masë është marrë pasi kishte pasur denoncime të shumta për kryerjen e manovrave të rrezikshme me automjetin e tij në rrugë.
Automjeti i tij ishte pa kontroll teknik dhe me xhama të riveshur. Ai u identifikua nëpërmjet monitorimit të kamerave të sigurisë dhe kontrolleve në terren. Më pas, ai u shoqërua në komisariat së bashku me automjetin me të cilin kryente manovrat e rrezikshme.
Rrugorja bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit.