13.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Video/ Sharroi tarracën e argjendarisë, policia zbardh autorin e 2 vjedhjeve në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e disa aparateve celularë në rrugën “Myslym Shyri” më datë 9 shkurt të këtij viti, si dhe vjedhjen e argjendarisë në rrugën e Dibrës disa ditë më parë.

Në të dyja rastet, autor i ngjarjeve ka qenë i njëjti.

Pas hetimeve dhe punës intensive, komisariatet nr.2 dhe nr.4 në kryeqytet kanë finalizuar operacionin “Golden hummer”, duke arrestuar 43-vjeçarin Afrim Dulaj, banues në Tiranë.

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin e vjedhjes në argjendarinë në rrugën e Dibrës më 14 mars 2024, ku ai ka prerë tarracat e dyqanit dhe ka arritur të grabisë varëset e floririt të ekspozuara në manikine.

Ndërsa më 9 shkurt 2024, në rrugën “Myslym Shyri”, ai ka vjedhur disa aparate celularë duke kërcënuar shitësen me një armë zjarri. Materialet proceduriale janë dërguar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT