4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Video/ Skandali i falsifikimit të dokumenteve: Arrestohet IT-ja e Gjykatës së Korçës

IT-ja e gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juriksionit të Përgjithshëm Korçë është arrestuar pasi akuzohet për ngritjen e bazës së prodhimit të dokumenteve të falsifikimit me qëllim jo vetëm kalimin individual në vendet e BE-së, por edhe kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme. Kryesisht, ata falsifikonin kartat e identitetit të shteteve Europiane, veçanërisht kartën e identitetit italiane.

Sipas hetimeve, Zheni Loli është njëri nga hallkat e rrjetit që shërbejnë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, duke përfshirë edhe kalimin e personave nëpërmjet rrugëve të tjera si transporti me kamion. Gjykata e Tiranës, në kërkesë të Prokurorit Bledar Valikaj, ka firmosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Zheni Lolin nën akuzë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal nr. 617 viti 2024 tregojnë se Zheni Loli, me aftësi të mira kompjuterike, ka hapur një subjekt kancelarie që dyshohet se shërben si bazë për prodhimin e dokumenteve të falsifikuar. Kjo bën që të mundësohet jo vetëm kalimi individual në vendet e BE-së, por edhe kalimi drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme.

“Pas kryerjes së veprimeve proaktive hetimore, vëzhgimeve, përgjimeve si dhe blerjeve të simuluara, u zbulua mekanizmi ku prodhoheshin dokumente të një cilësie të lartë që mund të kalonin çdo kontroll policor. Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga ana e specialistëve, rezulton se shtetasi Zheni Loli është njëri nga hallkat e këtij rrjeti që shërbejnë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, duke përfshirë edhe në kalimin e personave nëpërmjet rrugëve të tjera si transporti me kamion. Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar, u morën informacione në rrugë operative se shtetas të ndryshëm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kundrejt pagesës ndihmojnë persona të caktuar për kalim të paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të kartave të identitetetit të shteteve Europiane, duke përfshirë kryesisht kartën e identitetit italiane. Me anë të këtyre kartave të falsifikuara, këta shtetas shmangin kontrollet dhe bëjnë më të lehtë kalimin e lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme, jo vetëm në vendet e BE-së, por edhe me destinacion final Anglinë,” informoi Prokuroria e Tiranës sot.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Stuhi rekord në SHBA: 42 të vdekur dhe 200 milionë të prekur nga moti...

0
Një stuhi e fortë ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar deri tani 42 viktima dhe duke prekur rreth 200 milionë banorë. Të vdekurit...

Miratohen pas 18 orësh seancë maratonë ndryshimet në Kodin Penal, opozita voton kundër

0
Pas një seance maratonë që zgjati rreth 18 orë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në Kodin Penal. Amendamentet u votuan me 85 vota pro...

Studim amerikan: Lufta në Ukrainë ka shkaktuar gati 2 milionë viktima ushtarake mes Rusisë...

0
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka sjellë pasoja shkatërruese në aspektin njerëzor, me gati dy milionë viktima ushtarake të regjistruara deri më tani, sipas...

Como përmbys Fiorentinën në “Franchi” dhe kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Italisë

0
Como ka siguruar një kualifikim të madh në çerekfinalet e Kupës së Italisë 2025/26, pasi ka mposhtur Fiorentinën me rezultatin 3-1 në stadiumin “Artemio...

Ndryshim në nominime në BBVA, Greta zgjedh djemtë për televotim

0
Një mënyrë e re dhe e papritur nominimi është aplikuar këtë mbrëmje në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke sjellë ndryshim në mënyrën...