26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Kujtimet nga Lëvizja Studentore të 1990: Edi Rama dhe Frederik Ndoci flasin në Podcastin ‘Flasim'”

Kryeministri Edi Rama dhe këngëtari i njohur Shkodran Frederik Ndoci, të ftuar në Podcastin “Flasim”, kujtuan momentet kur si studentë në Universitetin e Arteve u bashkuan në lëvizjen studentore të viteve 1990, e cila ngriti krye për herë të parë në historinë 46-vjeçare të komunizmit, kundër regjimit famëkeq.

Rama kujton nxiti firmosjen e një peticioni ndaj Ramiz Alisë ku kërkohej të dënohej figura e Enver Hoxhës si dhe të liroheshin të burgosurit politikë, por Sali Berisha nuk donte, këtu nisi ndarja.

“Sollëm Kasem Trebeshinën, i pari i burgosur politik që e shihnim si person real. Se partia e Ritës ishte kundër. Jashtë ishin makinat e degës së brendshme. U thashë të lutem mos ikni pa firmosur peticionin për presidentin Ramiz Alinë në atë kohë. Të rishikohet figura e Enver Hoxhës dhe të lirohen të burgosurit politik. Aty ishin 700 vetë. Peticioni u firmos nga 200 vetë. E çuam tek Presidenca, më pas e çuam tek Rilindja Demokratike, që nuk e botoi. Më pas lideri legjendar i Ritës kur kemi qenë tek Stadiumi, tha: ju nuk keni vend këtu se doni të nxirrni llumin e shoqërisë nga burgu, të burgosurit politikë dhe Kasem Trebeshina i shkretë tha atëherë tha: Ikim se fëmija paska lindur I vdekur” kujton Rama.

Këngëtari i njohur, i cili prej vitesh ka jetuar jashtë, tregoi se ka lënë përfundimisht SHBA-në për tu kthyer në Shqipëri, e cila me ndryshimet që ka pësuar nuk është më ajo e viteve 1990, por një vend europian që përparon cdo ditë. Për këtë, vlerësoi punën e kryeministrit Rama.

Unë jam një qytetar amerikan i lindur në Shkodër. Një ditë prej ditëve të bukura, më thotë djali, ne jetonim në Florida, perfektë do ishte të shkonim në Tiranë. Më mirë me qenë djali Federik Ndocit në Shqipëri, sesa qytetar Amerikan… Nuk iki ma.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...